BEOGRAD – Boris Tadiç dhe Tomisllav Nikoliç do të shkojnë në balotazh pas dy javësh, ashtu siç pritej, për të vendosur presidentin e ardhshëm të Serbisë.
Rezultatet paraprake (numërimi do të vazhdojë përgjatë natës) treguan se dy rivalët kanë pasur një garë të ngushtë, Tadiç me 26.8% të votave dhe Nikoliç 25.6%.
Tani pritet se si do të rreshtohen votuesit e kandidatëve të tjerë në votimet e pas dy javëve. Ndërkohë që shumë do të varet edhe nga koalicionet që do të krijohen mes partive në parlamentin e ri.
As partia e Tadiç dhe as ajo e Nikoliç nuk krijojnë dot një shumicë parlamentare pa koalicione me parti të tjera si ajo socialiste e Ivica Daçiç (14.6%) apo partia demokratike serbe e Koshtunicës (7%).
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com