BEOGRAD- Partia Demokratike mandaton ish presidentin e Serbisë, Boris Tadiç të formojw një qeveri pro-evropiane, hap ky i cili do ta linte presidentin e ri nacionalist pa pushtet të vërtetë, njofton agjencia e lajmeve Associated Press.
Tadiç bëri të ditur vendimin e tij mbrëmjen e së dielës, pasi Partia Demokratike e tij zhvilloi një takim tre orësh.
Bisedimet për koalicionin pritet të fillojnë sot , kur edhe pritet të mbahet takimi ndërmjet vetë Tadiçit dhe Tomislav Nikolçit, i cili doli fitues në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj.
Nikoliç pritet të detyrohet të emërojë Tadiçin si kryeministër, meqë ky i fundit gëzon mbështetjen e shumicës në parlamentin prej 250 vendesh.
Ndonëse Partia përpartimtare e Nikolliçit, ka fituar shumicën e vendeve në Parlament, demokratët e Tadiçit kanë më shumë aleatë në anën e tyre për të formuar kabinetin e ardhshëm.
Pozita e kryeministrit është më e fuqishme në kuptimin ekzekutiv se ajo e presidentit, i cioli nuk mund të hartojë ligje apo të marrë vendime politike.
Tadiç ka paralajmëruar se nuk do ta përfshijë partinë e Nikoliçit në qeverinë e tij.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com