Tadiç sot në Kosovë, protesta
në Deçan e Pejë|

Tadiç sot në Kosovë, protesta<br />në Deçan e Pejë|
PRISHTINE- Udhëtimi i Presidenti serb Boris Tadiç drejt Manastirit të Deçanit,  për të festuar Krishtlindjet ortodoske serbe, është pritur me protesta nga shqiptarët e Deçanit, Pejës.  Ndërsa 6 aktivistë të Vetëvendosjes që po tentonin të dilnin në Merdarë, për të kundërshtuar ardhjen e presidentit serb, u arrestuan.

Qindra qytetarë në Deçan janë tubuar sot në mesditë dhe po protestojnë kundër vizitës së Tadiçit në Kosovë. Mediat kosovare bëjnë të ditur se protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën për të mos lejuar ardhjen e presidentit serb.  Ende nuk është e qartë nëse presidenti Tadiç ndodhet në Kosovë apo jo, disa media kosovare thonë se tadic ndodhet në Merdarë, ndërkohë që Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nuk kanë informacion se presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ka arritur në pikën kufitare në Merdare.“Nuk kemi ende ndonjë informacion për arritjen e presidentit të Serbisë, Boris Tadic në Kosovë”, ka thënë Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës.

Tadiçi pritet të arrijë në Patrikanën e Pejës në mbrëmjen e kësaj të premteje, me helikopterë të NATO-s ku edhe do ta kalojë natën, dhe të shtunën do të marrë pjesë në liturgjinë e mëngjesit, në Manastirin e Deçanit. Për sigurinë dhe transportin e presidentit serb Tadiç si edhe ambasadorëve të Rusisë dhe Bjellorusisë në Beograd, pritet që të përkujdesen KFOR-i dhe EULEX-i.

PROTESTAT
Aktivistët e e Vetëvendosjes janë arrestuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, pasi kishin për qellim bllokimin e rrugës në momentin e ardhjes se eskortës së presidenti serb. Po kështu është ndaluar dhe një furgon me 30 goma të vjetra automjetesh me të cilën do bllokohej rruga. Mediat serbe raportojnë se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bllokuar për gjysmë ore autobusin e kompanisë “Lasta”, që ka transportuar serbët në Deçan. Pas aksionit të policisë, përfshirë edhe njësitet ROSU, thuhet se autobusi ka vazhduar rrugën për në manastir.  Ndërsa qindra qytetarë në Deçan janë tubuar sot në mesditë dhe po protestojnë kundër vizitës së Tadiçit në Kosovë. Mediat kosovare bëjnë të ditur se protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën për të mos lejuar ardhjen e presidentit serb.

KOSOVA:TADIÇ NE KOSOVE PER KRISHTLINDJEN ORTODOKSE SERBE
Zyrtarët e Kosovës deklarojnë se kërkesa për vizitë e Tadiçit dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë në Deçan ka karakter fetar, prandaj është pranuar. Pavarësisht kësaj ata janë të vetëdijshëm se Tadiç mund ta përdorë këtë vizitë me karakter jo politik për deklarata politike, siç bëri dhe vitin e kaluar.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaroi për europaelirë se “Është një prej kërkesave tona që ai ta trajtojë këtë vizitë si religjioze, ta trajtojë si vizitë të karakterit jopolitik. Ne e dimë që ai mund të bëjë shkarje-tejkalim, por megjithatë kemi garanca ndërkombëtare për një mesazh të tillë që i është dërguar drejtpërdrejt edhe atij”

TADIC: S'HEQIM DORE NGA KOSOVA
Ndërsa presidenti serb Boris Tadiç nuk vonoi shumë, dhe vetëm pak orë para se të mbërrijë në Prishtinë, nëpërmjet medias, përcolli mesazhin se Serbia nuk heq dorë nga Kosova.

Në të përditshmen “Večernje Novosti” Tadiç, citohet të ketë thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga rezoluta 1244 e OKB-së, si zgjidhje e problemit të Kosovës, pavarëisht presioneve që ai është i bindur se do të vazhdojnë. “Qëllimi i presioneve është për të tërhequr cështjen e Kosovës nga juridiksioni i OKB-së dhe për të imponuar një politikë të faktit të kryer. Duke hequr dorë nga rezoluta e OKB-së Serbia do të mund të humbasë mundësinë e kërkimit për një zgjidhje kompromisi për cështjen e Kosovës”

“Përgjigjja jonë për presionet nuk do të jetë imponimi i ndjenjës patriotike, por për ti përfshirë aleatët tanë në thellësi të problemit dhe të propozojë zgjidhje që mund të jenë të efektshme në praktikë” vazhdoi më tej Tadiç.

”Bisedime të reja ndërkombëtare mbi Kosovën nuk janë të sigurta, prandaj Serbia duhet të vazhdojë të gjejë rrugë të reja për të zgjidhur problemet, pa hequr dorë nga interesat kombëtare”- shtoi Tadiç duke theksuar se plani për zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet të bazohet në 4 pika: Zgjidhje për veriun e Kosovës, Ruajtja e monumenteve serbe dhe pasurive të saj dhe garantimi I sigurisë për serbët në jug të lumit Ibër.

VIZITA E TADIC DHE ZGJEDHJET SERBE
Analistët thonë se vizita ka dimensionin e saj politik, meqë vjen në prag të vazhdimit të dialogut Prishtinë-Beograd, por ndërlidhet edhe me statusin e ardhshëm të veriut të Kosovës. Gjithashtu janë të bindur se vizita do i shërbejë fushatës elektorale të Tadiçit për zgjedhjet serbe që do të mbahen këtë pranverë. "Kjo mund të shihet edhe nga aspekti i zgjedhjeve të ardhshme, pasi në këtë mënyrë mund të fitohen pikë nga një pjesë e trupit elektoral meqë dërgohen mesazhe politike se Kosova është ende pjesë e Serbisë, të paktën sipas Rezolutës 12 44”, ka thënë Aleksandër Popov nga Qendra Rajonale në Beograd, për Europa e lirë.

IRENEJ: NUK KA RINGJALLJE PA VUAJTJE
Një ditë më parë patriarku i Serbisë Irinej bëri thirrje serbëve të Kosovës të mbajnë të ndezur “zjarrin në shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë me Kishën e tyre dhe vendet e shenjta në vendin e paraardhësve të tyre. "Nuk ka ringjallje pa vuajtje, dhe në vuajtje tona le të shohim Zotin tonë”- ka thënë Irenej i cili insiston se Kosova është e Serbisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza