Tafida, Gjykata e Lartë në Londër: "Ajo nuk duhet të vdesë". Do të kurohet në Xhenova

Tafida, Gjykata e Lartë në Londër:

Kanë qënë mjekët e ‘Royal London Ospital’ që pas konsultimeve kishin vendosur që pacentes së tyre më të vogel ti hiqnin spinën e aparaturave që e mbanin gjallë, pasi sipas tyre fëmija nuk kishte shpresë. Pas padisë së prindërve të fëmijës, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Britanike, Alastair MacDonald, ka zgjedhur të hedh poshtë vendimin e mjekëve: Duhet të vazhdojmë ta kurojmë fëmijë me trajtime që mund ta mbajnë në jetë.

Alastair MacDonald pranoi apelin e prindërve të fëmijës kundër ‘Barts Health’ i cili drejton spitalin në kryeqytetin britanik ku vajza pesë vjeç, ishte shtruar në gjendje të rëndë që nga muaji shkurt dhe mbahet gjallë përmes aparaturave. Sentenca e gjykatës i ka hapur derën transferimit në pacientes së vogël për në Xhenova, transferim i kërkuar nga prindërit dhe që kurimi u pranua të bëhej falas nga mjekët italianë.

"Mamaja e vajzës më shkruajti një email dhe më kërkoi që ta mirëpresja fëmijën e tyre për t'i dhënë asaj shpresë - shpjegon Paolo Petralia, menaxher i përgjithshëm i institutit Ligurian - Zonja përdori fjalët e duhura, mirëseardhjen dhe kujdesin. Ne shkuam në Londër për të vizituar Tafidën, studiuam rastin e saj dhe në fund vendosëm që të kujdeseshim për të. Ne mendojmë se “duke u kujdesur" është një metodë që mund të përmirësojë efektet e terapive.

Odisea

Tafida u shtrua urgjent në spital më 9 shkurt, kur një venë gjaku shpërtheu në kokën e saj për shkak të një keqformimi. Pas një ndërhyrje urgjente në Spitalin ‘Kings College’, fëmija ishte transferuar në ‘Londrën Royal’ dhe që prej asaj kohe ka jetuar në një gjendje të vetëdijes minimale, bashkangjitur një respiratori.

Për Katie Gallop, një avokat në Royal London Hospital, ‘vajza nuk ka asnjë shpresë për shërim dhe do të ishte çnjerëzore të vazhdohej trajtimi. Edhe nëse 10-20 vjet në kushtet e saj janë një çmim i pranueshëm, 20 vjet vuajtje mund të mos jenë të pranueshme".

Ajo ndjen praninë time

Diametrikisht kundër mendimit të spitalit londinez ka qënë Shelina Begum, nëna 39-vjeçare e Tafidës: Vajza ime nuk po vdes, nuk po vuan, nuk është duke vuajtur, ajo është e qëndrueshme, i duhet vetëm kohë dhe tani ajo ndjen edhe praninë time.

Kohët

Tafida nuk do të arrijë shumë shpejt në Itali. Në të vërtetë, spitali në Londër ka ende 21 ditë për të apeluar vendimin dhe transferimi do të jetë i mundur vetëm paskësaj. "Pas kësaj do të shkojmë dhe ta marrim Tafidën në Londër për ta çuar në Itali," -theksoi Petralia. Do ta vendosim në një repart të kujdesit intensiv. Ka shpesh nga ana e mjekëve vendime ekstreme, por ka edhe gjykatës që japin shpresë. Tafida mund të jetojë.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë