Tahiri akuzon: SHISH asnjë
informacion për aktet terroriste

Tahiri akuzon: SHISH asnjë<br />informacion për aktet terroriste
TIRANE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzoi Shërbimin Informativ Shtetëror për pengim dhe mosdhënie informacioni Policisë së Shtetit. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në A1 Report presidenti Bujar Nishani mbrojti kreun e SHISH, duke vlerësuar punën dhe bashkëpunimin e lartë me institucionet për parandalimin e akteve terroriste dhe krimit në vend, ministri i Brendshëm hodhi poshtë këtë deklarim, duke shtuar se mosraportimi i SHISH po cenon rëndë sigurinë kombëtare. "Inaktiviteti, mosmarrja e informacionit dhe mosdhënia e informacionit cënon sigurinë kombëtare lidhur me këto akte terroriste. Sot që flasim kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh nga Shërbimin Informativ i Shtetit.

Unë pres që në luftën kundër të tilla akteve terroriste, pavarësisht se kanë një rritje të pajustifikueshme, gati artificiale, pres që përtej bashkëpunim deklarativ të ketë bashkëpunim thelbësor", tha Tahiri. Lidhur me ngjarjet e fundit ne vend dhe specifikisht shperthimet e tritolit, deputetit demokrat Astrit Patozi tha se situate eshte kritike duke akuzuar Qeverinë. "A keni menduar ndonjëherë që të jepni dorëheqjen apo edhe se mund t'ju shkarkojnë për këtë situatë dramatike të rendit dhe të sigurisë në vend. Ju jeni personi që mbani përgjegjësi direkte për këtë atmosferë lufte në mbarë vendin.

Por ju keni edhe një gjë të veçantë në raport me Kryeministrin dhe me të gjithë të tjerët, raportin me tritolin, që ju gjendeni aty sa herë tritolin e ve Qeveria dhe ju nuk gjendeni aty sa herë e ve krimi", tha Patozi. Por sipas Tahirit, policia që po kryhen hetime do dalë në emrat e autorëve që po kryejnë akte terroriste të shpërthimeve me tritol. "Këto janë akte terroriste dhe do të trajtohen si të tilla nga Policia e Shtetit. Eshtë absolutisht e vërtetë që është hapur një fole kriminaliteti, që deri dje nuk ishte e hapur. Ka një rritje të pajustifikueshme për asnjë rrethanë lidhur me këtë situatë", tha Tahiri.

Vrasja e dy shqiptarëve
Komisioni i Sigurisë kishte në rendin e ditës ngjarjen e ndodhur në kufi për vrasjen e dy vëllezërve Çollaku. Opozita akuzoi ministrin se nuk ka kryer hetime për ketë vrasje, ndërsa për Tahirin, këto hetime po i kryen Prokuroria.

Batuta për tritolin te Siguria

Noka ofendon Tahirin, ministri u kujton viktimat e 21 janarit 
Tahiri: Çështja është në hetim nga Prokuroria. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar informacion nga Ministria e Drejtësisë së shtetit grek.
Rakipi: Normal të kalosh kufirin është shkelje, por që të marrin dhe kallash e armë me vete këta dy njerëz, nuk i besoj. Shteti mos të bjerë pre e palës greke. Megjithatë thanë se është vrarë dhe një tjetër, për mendimin tim thonë se e kanë vrarë vetë ata. Flitet se ai ishte shqiptar. Mbase ai ka bërë një debat me punonjësit e tjerë. E ata thanë “dy i vramë e vrasim dhe këtë e mbyllim këtë çështje”.

Tahiri: Nuk mund të shkoj përtej kompetencës që më lejon të ushtroj si ministër
Patozi: Si ka mundësi që ju nuk gjeni kohë për të ardhur dhe për të dhënë informacion për një ngjarje kaq të rëndë ndërkohë që ju jeni çdo ditë në dispozicion të çdo televizioni sado periferik të jetë sepse ju në një farë mënyre jeni shndërruar në starin e mediave shqiptare. A keni menduar ndonjëherë se duhet të jepni dorëheqjen apo t`iu shkarkojnë për këtë situatë kaq dramatike? Shqipëria është shndërruar në këto pesë muaj në Republikën e tritolit.

Braho: Se kush e vuri tritolin, Rama apo e vuri Saliu e zgjidhim në një moment tjetër.
Noka: Versioni dhe jo vetëm familjar, por që i gjithë fshati dhe e gjithë zona njeh, për ngjarjen është, dy djemtë nuk kanë pasur asnjë armë, nuk kanë prekur ndonjëherë armë, njihen si dy djemtë më të urtë të asaj zone dhe nuk kanë ikur të armatosur dhe i gjithë fshati është dëshmitar që ata kanë ikur me varkë dhe i vetmi armatim që kanë pasur me vete ka qenë rrjeta e peshkimit?
Balla: S’e tha këtë...

Noka: Taulant boll e bëni zhurmaxhiun kudo ku të jepet mundësia, tani duhet të bëni sehirxhiun dhe të dëgjoni, pasi janë vrarë dy njerëz dhe jo dy qen. Pse z. Ministër deklaroni që është bërë akt ekspertimi në prani të familjarëve, pasi nuk është e vërtetë.
Balla: Nga viti 2006 deri në 2012 ka pasur 14 raste të tilla dhe asnjë nuk është ndjekur nga Policia e Shtetit siç është vepruar me këtë ngjarje. Sa për konstatimet e tritolit ajo që bëjnë mirë deputetët e PD bëjnë mirë të distancoheni nga tritoli sepse tritolin e keni pjesë të veprimit tuaj politik.
Tahiri: Falenderoj deputetët e opozitës që ndanë mendjen të mbarojnë pyetjet në ajër e pastaj prap komentet në ajër për njëri-tjetrin.
Noka: Lëre ajrin, se mbetët duke i hedhur në ajër shqiptarët me tritolin tuaj. Na vjen këtu me komunikatë policie. Nuk tregove respekt që atë ditë që të thirrëm. Qesh, ke fytyrë e zgërdhihesh. S`të vjen turp, s`të vjen. Ne po flasim për dy shqiptarë që janë vrarë si qen në rrugët e Greqisë e ky vjen e zgërdhihet.

Tahiri: Unë qesh me mendimet tuaja.
Noka: Po ti je një karagjoz mo. Janë vrarë dy shqiptarë dhe ti vjen e zgërdhihesh. Se ke dalë e ke thënë “Bravo çuna”, kur ka ardh puna.
Tahiri: Kjo nuk mund të kthehet në klasë fakulteti të drejtësisë. Aktin e eksperitmit nuk e zhvillon Policia e Shtetit, por prokuroria. Koha kur policia vriste vetë dhe pastaj bënte aktet e eksperitmit ka kaluar. E mbani mend 21 janarin dhe ju kujtohet kjo.

Braho: Po të vazhdojë kështu unë jam i detyruar ta ndërpres mblëdhjen.
Tahiri: Përsa i takon tritolit, Këto janë akte terroriste dhe do trajtohen si të tilla nga Policia e Shteti. Kam pasur një takim me Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, të cilit i kam komunikuar se inaktiviteti, mosmarrja e informacionit dhe mosdhënia e informacionit cënon sigurinë kombëtare lidhur me këto akte terroriste. Sot që flasim kam zero informacion lidhur me këtë që ndodh nga SHISH.

Noka: Dinjitoze që dy trupat të hidhen në kamionçinën e një makine?
Tahiri: S’kam dijeni për këtë
Noka: S`ke dieni? Atëherë shko zotëri e puno roje te ministria e jo ministër. Për çfarë ke dieni ti z.ministër, apo për të bërë llogje?
Ristani: Siç dëgjuat atë balliun jashtë kontekstit, më dëgjoni dhe mua. Flas për atë që mbush hundën. Edhe në policinë e kufirit në Korçë dhe Gjirokastër keni anëtar të PS ndaj droga vazhdon të kalojë e të mos kapet nga policia kufitare. Nëse vazhdoni të bëni si kokorosh këtu dhe para gazetarëve, kurrë s`keni për tia parë hajrin kësaj pune.

Lutaj: Doli çështja e mungesës së informacionit nga institucone të tjerë dhe në mënyrë të veçantë nga SHISH. Presidenti ka qenë në një media dhe është shprehur në mënyrë eksplicite duke thënë se “SHISH ka pasur marrëdhënie dhe bashkëpunim të lavdërueshëm me policinë dhe i ka dhënë informacion të rëndësishëm për goditjen e trafikut dhe akteve terroriste”. Përsa i përket tritolit të gjithë e dinë shumë mirë që aktivizohet kur nuk është shoku Sali me njerëzit që kemi përballë.


Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)