Tahiri-Alibeajt: Familjari yt ka
bërë vrasje, do bëje ti burg?

Tahiri-Alibeajt: Familjari yt ka<br />bërë vrasje, do bëje ti burg?<br /><br>
Saimir Tahiri ka shpërthyer kundër deputeti të PD Enkelejd Alibeaj, gjatë seancës së Këshillit të Mandateve, pasi ky i fundit iu drejtua pse nuk shkon në gjykatë kur thua se Prokuroria s’ka prova fajësimi për të. “Nëse s’ka prova, pse nuk shkon në gjykatë?”, iu drejtua Alibeaj, Tahirit.

Tahiri: Nuk pranoj pranga politike
Ish-ministri i Brendshëm tha se ai është i gatshëm të hetohet, por nuk mund të pranojë pranga politike në duar. Ai shtoi gjithashtu se “nuk rri në parti me vrasës dhe hajdutë”, duke iu referuar kryetarit të PD, Lulzim Basha për dosjen e Rrugës së Kombit dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për Gërdecin.

Një familjar i joti ka vrarë një njeri, do pranoje ti të shkoje në burg? Jam gati të hetohem, të kontrolloni banesën time, por pranga politike në duart e mia nuk pranoj. Dhe kjo për standardin tim me ligjin, se po të jetë për t’u krahasuar unë me ju të gjithë bashkë, unë si ty që të rri në një parti me kriminelë nuk rri. Që të rri krah për krah me hajdutë, që shpëtojnë me raporte mjekësore si nxënës të klasës së parë, unë nuk rri me njerëz që kanë vrarë 26 veta në Gërdec”, iu drejtua Tahiri, deputetit të PD Enkelejd Alibeajt.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës