Tahiri ndërsa theksoi se asnjë vend nuk është i parrezikuar nga terrorizmi vlerësoi se komunitetet fetare kanë një rol kyç për edukimin, duke apeluar edhe për një përfshirje më të madhe të qytetarëve.
“Komunitetet fetare kanë një rol kyç për edukimin. Asnjë vend nuk është i parrezikuar. Samiti vazhdon edhe nesër duke përfshirë të gjitha qasjet e një fenomeni që nuk mund në sistemin tonë të trajtohet vetëm me instrumente represivë, por duhet një qasje 360 gradë, ku shoqëria të përfshihet më shumë, ku zëri i komuniteteve fetare, i individit, i mediave të bashkohet me shtetin. Kjo është sfida jonë, që meriton vëmendjen maksimale, sepse askush nuk është imun nga rreziku i terrorizmit. “
Më tej Tahiri vuri në dukje se pavarësisht faktit se Shqipëria nuk ka probleme në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, premisat ekzistojnë dhe duhet ndaluar ky fenomen.
“Pavarësisht faktit që duket sikur Shqipëria nuk ka probleme në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, premisat që të kthehet në një problem edhe në shtëpinë tonë, ekzistojnë dhe janë aty. Duhet të ndalojmë që familjet, shoqëria jonë të rrezikohet nga terrorizmi”, tha Tahiri.
Tahiri u ndal sërish te kërkesa e Erdogan, duke theksuar se qeveria shqiptare e ka bërë të qartë se çdo politizim i terrorizmit është po aq i keq sa terrorizmi.
Ndërsa Zv/Sekretarja për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Sarah Sewal, kërkoi më shumë bashkëpunim në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
"Ekstremizmi i dhunshëm është një çështje globale. Të bashkojmë forcat për një dialog fetar. Nevojiten strategji për të arritur qëllimin. Terroristët nuk i njohin kufijtë. Të bashkëpunojmë të gjithë sëbashku për të ndaluar rekrutimet. Të parandalojmë që fëmijët tanë të bëhen terroristë. Duhet të riafirmojmë vlerat tona kyçe", u shpreh Sewal.
Ministerialit rajonal në luftën kundër terrorizmit vijon punimet edhe nesër në Tiranë.
Ora 09:00 Nis punimet Samiti Rajonal kundër Terrorizmit: