Tahiri banorëve në Tiranë:
Jo koalicion me lloj-lloj "partiçkash"

Tahiri banorëve në Tiranë:<br />Jo koalicion me lloj-lloj "partiçkash"
Saimir Tahiri, në një takim me banorët në Tiranë, u shpreh se Partisë Socialiste nuk i intereson pushteti se në të kundërt do të kishin bërë koalicion.
Ajo çfarë është e rëndësishme tha Tahiri është se si do qeverisim nesër jo se si do të fitojmë.

“Nga Parlamenti i kaluar kanë dalë lloj-lloj ‘partiçkash’, do j’u bëjnë lloj-lloj ofertash, ju merrni çfarë t’ju japin, votën mos ua jepni.
Praktikisht po j'u kthejnë borxhin që ju kanë prej 25 vitesh.

Nëqoftëse do të donim pushtet do të kishim hyrë në koalicion, nëse do të donim pushtet do të kishim lënë Lulin në çadër, opozitën e duam në zgjedhje për ti mundur.
Për ne rëndësi nuk ka si fitojmë por si do të qeverisim nesër. Ne duam të qeverisim vetëm me ju pa partitë” tha Tahiri.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë