BEOGRAD- Burokracia pengon jo pak vendet e Ballkanit në luftën ndaj kriminalitetit dhe marrëdhëniet midis palëve. Ka qenë ky shqetësimi i ngritur nga ministri i Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, gjatë një forumi që po mbahet në Beograd për çështjet e drejtësisë dhe kriminalitetit ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit.
Në forumin “BE-Ballkani Perëndimor”, ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për të diskutuar për punën e mëtejshme dhe progres në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Ministri Tahiri, gjatë punimeve të këtij forumi pritet të ketë edhe takime të veçuara me ministrin e Brendshëm serb, si dhe atë italian Alfano.
Në fjalën e tij gjatë forumit, ministri Tahiri u shpreh se një ndër problemet më të mëdha që jo pak herë pengon në goditjen në kohë reale të këtyre veprimtarive kriminale është burokracia.
Në axhendën e këtij takimi do të diskutohen dhe përballja e agjencive ligjzbatuese të shteteve të rajonit me grupet kriminale të rekrutimeve për organizatën terroriste të ISIS si dhe trafiku i armëve.
Gjatë takimit ministri Tahiri ka njohur homologët e tij dhe për ndryshimet ligjore që Shqipëria ka bërë për veprimtaritë kriminale me lëndët plasëse, apo dhe ndryshimet në ligjin e armëve.
/Shqiptarja.com

VIDEO