Nga panairi i policisë së shtetit, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka ofruar mbështetjen e tij ndaj drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako menjëherë pas vendimit të Prokurorisë për pezullimin nga detyra për shkak të pajisjes përgjuese.
Ministri tha se është i sigurtë që as Çako as dy zyrtarët e tjetë të uniformave blu nuk kanë shkelur ligjin e as nuk kanë bërë asnjë përgjim.
"Haki Çako dhe 2 punonjësit nuk kanë bërë asnjë përgjim. Jap mbështetjen time personale dhe të kryeministrit për drejtorin dhe dy punonjësit. Mbështetje për drejtorin dhe çdo punonjës policie në çdo cep që kryen detyrën me përkushtim ndershmëri duke besuar në misionin e policisë për ti shërbyer qytetarëve për të bërë çmos që shoqëria te jete e sigurte.. Unë besoj që janë të shumtë ata që e dinë se rruga jonë për të reformuar drejtësinë ka shumë larmi, janë të shumtë ata që nuk duan që drejtësia të funksionojë"-tha Tahiri.
Tahiri tha se kjo është dëshmia e gjallë se PD-ja nuk e do reformën në Drejtësi dhe se po bën çmos për ta bllokuar
Fjala e ministrit Tahiri ne aktivitetin ku u lancua nr i emergjencave 112
/Shqiptarja.com