Tahiri: Dekriminalizimi i drejtësisë 
ti japim fund pandëshkueshmërisë

Tahiri: Dekriminalizimi i drejtësisë <br />ti japim fund pandëshkueshmërisë
Një ditë pas vendimit surprizë të gjykatës së krimeve të rënda që i dha pafajësinë Arben Frrokut i akuzuar për vrasjen e kryepolicit Dritan Lamaj, reagon ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi është një rrugë e nisur që duhet të vazhdojë, dhe kjo është e qartë më shumë sot se sa dje, shkruan ministri Tahiri në një shënim në rrjetin social Facebook. 

Referuar drejtësisë Tahiri shkruan se emërimet partiake në gjyqësor, sponsorizimet politike dhe korrupsioni skandaloz në 2 dekada, e akoma më shumë 8 vitet e fundit, ka shkatërruar integritetin e drejtësisë.

Ndalur sërish tek pafajësia e Frrokut, Ministri i brendshëm shkruan: “Shpresoj të mos jetë thënë ende fjala e fundit! Por pertej fakteve konkrete, mungesa e besimit publik te drejtësia sot është me evident se kurrë. Dhe aspak rastësisht! E as gabimisht!”
 
Më poshtë statusi i plotë i Saimir Tahirit

Reforma dhe dekriminalizimi i drejtesise eshte rruga qe kemi nisur e qe duhet te vazhdojme bashke, per ti dhene fund pandeshkueshmerise sistematike.
Kjo eshte e qarte sot, shume me shume se dje. 
Emerimet partiake ne gjyqesor, sponsorizimet politike dhe korrupsioni skandaloz ne 2 dekada, e akoma me shume 8 vitet e fundit, ka shkaterruar integritetin e drejtesise.
Shpresoj te mos jete thene ende fjala e fundit! 
Por pertej fakteve konkrete, mungesa e besimit publik te drejtesia sot eshte me evident se kurre. Dhe aspak rastesisht! 
E as gabimisht!

tahiri fb

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve