Tahiri-deputetëve të PS: Sa  të 
​jem ministër askush s'do përgjohet  

Tahiri-deputetëve të PS: Sa  të <br />​jem ministër askush s'do përgjohet  
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka qetësuar deputetët e grupit parlamentar socialist se nuk janë nën përgjim.
 
Emrat e një pjese prej tyre figuronin në një listë politikanë dhe krerë institucionesh që ish kryeministri Berisha publikoi në Facebook dhe që pretendonte se ishin nën survejim.
 
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar i ka mohuar në mënyrë kategorike se ekziston një pajisje përgjimi në policinë e shtetit pasi kjo do të ishte e paligjshme.
 
“Madje një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë për sa kohë unë do të jem ministër”, ka garantuar Tahiri deputetët e Partisë Socialiste.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar