Tahiri,deputeti i CDU:Jo mbrojtje
politike, para ligjit të barabartë 

Tahiri,deputeti i CDU:Jo mbrojtje<br />politike, para ligjit të barabartë <br /><br>
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei, njëkohësisht raportues për Shqipërinë në komisionin e jashtëm të Bundestagut, ka komentuar gjatë një deklarate për mediat nga hotel "Rogner", çështjen "Tahiri". Anëtari i CDU/CSU në Bundestagun gjerman ka kërkuar që të mos ketë mbrojtje politike për zyrtarët e lartë. Sipas tij, përpara ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë. 

"Kam ndjekur rastin e ish-ministrit Tahiri me shumë vëmendje, se si është trajtuar ky rast nga pikëpamja politike. Është problem i madh që në parlament nuk është hequr imuniteti pa debate. Para ligjit jemi të gjithë të barabartë. Është vendim nga organet gjyqësore që duhet të merret nga gjyqtarët. Ky rast është përgjigje për pyetjet se cilat janë arritjet në këtë rast. A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para rasteve të tilla", u shpreh Frei. 

Sipas tij, grupi politik gjerman CDU/CSU ka formuluar dy kushte për Shqipërinë, dekriminalizimin dhe reformën zgjedhore. "CDU/CSU ka formuluar dy kushte te tjera: dekriminalizimin e politikes shqiptare dhe reformen e qendrueshme zgjedhore. Erdha të shoh sa punë është bërë në këtë drejtim", tha ai. 

Duke deklaruar se Berlini do shprehet pro çeljes së negociatave për Shqipërinë, ai tha se përpara Bundestagut gjerman duhen paraqitur prova bindëse në këtë funksion. Vettingu, por edhe reforma zgjedhore, përsëriti Frei, janë kushte për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE. "Gjermania do të vendosë pas prillit çfarë vendimi do të marrë në raport me hapjen e negociatave për Shqipërinë", tha Frei. 

"Vettingu është pika më e rëndësishme. Kam folur me komisionerët e Vettingut për t'i pyetur në çfarë faze janë. Komisioni i Apelimit nuk ka ende zyra për të bërë punën e tyre. Seancat dëgjimore do të fillojnë në mars. Kam marrë përshkrime të ndryshme të situatës nga mazhoranca dhe opozita. Reforma zgjedhore është kusht per negociatat. Duhet zgjidhje që zgjedhjet të jenë të pranueshme. Të mos pritet shumë gjatë reforma zgjedhore sepse keni zgjedhjet lokale vitin tjetër. Të rritet besueshmëria e zgjedhjeve", u shpreh deputeti i Bundestagut gjerman, Thorsten Frei. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024