TIRANË – Kryetari i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, i ftuar në studion e “A1Report!” u kërkoi sot publikisht “drejtorucëve” të administratës shtetërore që nuk e pranojnë dot humbjen dhe po hakmerren mbi punonjësit, të bëjnë atë akt që bëri lideri i tyre, të japin dorëheqjet.
Tahiri e bëri këtë deklaratë në kushtet kur në PS kanë ardhur njoftimet se” administrata shtetërore kudo, në nivel qëndror dhe vendor, po përballet me raprezaljen e drejtorëve hakmarrës për votën që nuk iu dha.
“Pavarësisht verdiktit të qytetarëve për ta ndaluar këtë model,”- tha ai, - “pavarësisht përgjigjes që morën nga qytetarët, kanë nisur kërcënimet dhe pushimet nga puna të punonjësve të administratës apo “syrgjynosjet” administrative.
Këta drejtues nuk kanë tjetër përveçse të bëjnë administrimin e zakonshëm të punë deri në ardhjen e qeverisë së re dhe nuk duhet të mos mendojnë se nesër nuk do të jepet drejtësi. Ky nuk është kërcënim, por kujtesë. Fajin për humbjen ata e kanë vëtë, kurse punonjësit e administratës le t’i lenë të qetë, por të jenë të sigurtë se ata që sot po shkelin ligjin, në shtator do përballen me drejtësinë,”- theksoi Tahiri.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com