“Mund të isha treguar më i kujdesshëm në shitjen e makinës, por është një gabim njerëzor që po më kushton. Nëse do e kisha menduar gjatë në atë kohë nuk do e bëja. E kam përdorur 3 herë makinën pasi e kam shitur, një herë vetë, dy herë familja, për të dalë jashtë vendit. Kam qenë vetëm njëherë në Greqi, jo në Itali. Përveç familjes time në makina nuk kam udhëtuar me askënd tjetër.
Fundi i karrierës në politikë? E di që ka njerëz që e mendojnë këtë, e kanë menduar edhe kur kanë qenë në detyrë. Karriera politike nuk mbyllet me urdhër të askujt, kjo ka të bëjë me besimin e njerëzve.
Nëse njerëzit besojnë te e vërteta ime edhe pas hetimit apo nuk besojnë, kjo e ndanë. Mua kjo nuk më shqetëson dhe nuk jam nga ata që fatin tim e lë në dorë të tjerëve” deklaroi ai në Top Channel.
Saimir Tahiri ftoi dy ish-oficerë policie, mes tyre dhe Dritan Zaganin të përballen me të në gjyq. Ai tha ata se kanë përfituar azil politik duke hedhur baltë ndaj tij. “Zagani është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe është dënuar, di që ka fituar azil në kurrizin tim. Di që një oficer tjetër po të njëjtën gjë ka bërë. Është arrestuar për korrupsion dhe shkon atje e ka kërkuar azil në kurrizin tim prap. Është në modë të duket sikur një polic ka luftuar një bandë kriminale që ka pasur për kokë saimir tahirin. Le të vijnë që të dy të përballen me mua para drejtësisë” u shpreh ai.
dy.b/shqiptarja.com

">









