"Tahiri" Ferhati: Deputeti i PD
kishte një provë që ne s'e kishim

kishte një provë që ne s'e kishim
">
Deputetja e PS, Klotilda Ferhati që është edhe pjesë e Këshillit të Mandatave deklaroi në Report Tv se njëri nga kolegët e PD gjatë seancës me dyer të mbyllura për Saimir Tahirin kishte një provë, që shumica nuk e kishte.

Pas ngritjes së shqetësimit nga deputetët e PS në mbledhjen me dyer të mbyllura sesi ka rënë në dorë të opozitës ky dokument, ajo u shpreh se ata u justifikuan se ka dalë në media. 

Kam 17 vite përvojë por ajo që kam parë sot, i kanë vënë në një pozitë të vështirë prokurorët. Mund të kenë pasur edhe presion, por gjatë seancës ne u surprizuam nga një nga kolegët e PD, pasi u referua në një faqe nga provat që ai e kishte në dispozicion dhe asnjë nga ne nuk e kishte.

Në dorë të opozitës kishte një provë që ne nuk e kishim. U justifikua se kishte dalë në media, por si mundet që një anëtar i opozitës ka një provë dhe ne nuk e kishim
” deklaroi deputetja e PS.

Intervista e Klotilda Ferhatit në Report Tv

Pse u shty seanca për imunitetin e Tahirit?
Nuk ka asnjë provë dhe as indicie. Në këtë vend kush ka marrëdhënie me krimin dhe ka shkelur duhet të shkojë para drejtësisë, por duhet të respektohen të drejtat e njeriut. Nuk flasim për një qytetar të zakonshëm, por për një deputet dhe prandaj kanë imunitet, por nuk janë të paprekshëm. Sot imuniteti është i kufizuar.

Cfarë do të thotë?
Ligji e lejon nisjen e hetimeve pa marrë lejen për imunitetin, sikur ka ndodhur. Kërkesa që është bërë është për ta arrestuar Tahirin. Por kjo kërkesa duhet të bazohet në prova të arsyeshme për ta vendosur para përgjegjësisë. Provat nuk ishin asgjë. Me një kërkesa 4 faqe kërkohej autorizimi për arrestimin. Na u tha që provat janë sekrete dhe kërkuam që të na i vendosin në një seancaë jashtë medieve. I pamë provat dhe situata nuk ndryshon aspak.

Gjithcka është dëgjuar në media dhe asgjë më tepër. Sot kërkohet arrestimi i Tahirit me gazeta me media dhe për shkak të personave që përmendin emrin e tij. Nuk ka prova që Tahiri të ketë qenë me këta apo komunikuar. Edhe në diktaturë askush nuk futej në burg me gazetën Zeri i Popullit.

Këshilli ka një detyrë të qartë, që të vërtetojë që ekzistojnë arsye që dicka ka ndodhur në mënyrë që ne të arrijmë të kufizojmë të drejtën e lirisë. Po të kishte prova më shumë Tahiri do të ishte arrestuar në flagrancë. Provat që janë paraqitur janë përgjime me dy procedime që nuk kanë lidhje me Tahirin.

Seanca e sotme u duk si gjyqësore....
Nuk ka asnjë foto, apo përgjim të Tahirit me Habilajt. Duan ti venë prangat vetëm se dy persona citojnë emrin e Tahirit

A po përdoret politikisht prokuroria?
Kam 17 vite përvojë por ajo që kam parë sot, i kanë vënë në një pozitë të vështirë prokurorët. Mund të kenë pasur edhe presion, por gjatë seancës ne u surprizuam nga një nga kolegët e PD, pasi u referua në një faqe nga provat që ai e kishte në dispozicion dhe asnjë nga ne nuk e kishte. Në dorë të opozitës kishte një provë që ne nuk e kishim. U justifikua se kishte dalë në media, por si mundet që një anëtar i opozitës ka një provë dhe ne nuk e kishim.

A ka gjasa që të mos pranohet kërkesa e prokurorisë?
Nesër avokati dhe Tahiri do të mbrohet, më pas do të ketë diskutime me anëtarët e këshillit.

Basha tha se shtyrja po bëhet për të fshirë provat?
Cilat janë provat? Provat janë ata që janë në portale, cfarë do i fshijë Tahiri, apo do të manipulojë vendimet e gjykatës italiane. Nuk ka pranova pra. Duke qenë se nuk ka prova nuk ka asnjë rrezik

Kryemadhi kërkoi që Rama të heqë dorë nga presionet mbi drejtësinë?
Nëse ka një forcë që drejtësinë e ka cuar përpara sikur kërkohet nga BE, kjo është PS...

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës