Tahiri: Ftesës për dialog PD i përgjigjet me dhunë e pistoleta
Pas korespondencës mes 2 liderëve të maxhorancës dhe opozitës për tu ulur në një forum dialog për Reformën në Drejtësi dhe kushtëzimit që Lulzim Basha i bëri këtij dialogu, Saimir Tahiri e krahason PD-në me një komshi sherrxhi. VIDEO
Pas korespondencës mes 2 liderëve të maxhorancës dhe opozitës për tu ulur në një forum dialog për Reformën në Drejtësi dhe kushtëzimit që Lulzim Basha i bëri këtij dialogu, Saimir Tahiri e krahason PD-në me një komshi sherrxhi.
Sipas Ministrit të Brendshëm, ftesave për dialog e bashkëpunim PD i përgjigjet me armë dhe dhunë.
“Reformat që kemi marrë kërkojnë kohë por ne jemi në rrugën e duhur për të bërë atë që askush përpara nuk e ka imagjinuar. I kemi hyrë një sërë reformash shtet-ndërtuese. Para kemi një opozitë që sot ka në tryezë një ftesë të kryeministrit që të ulet e të dialogojë për çështje që kanë të bëjnë me të gjithë ne, një opozitë që ftesës për bashkëpunim i përgjigjet me dhunë, ftesës për dialog i përgjigjet me pistoleta. Është njësoj si të kesh një komshi sherrxhi”,- tha ai.
Deklaratat ministri i bëri nga selia e PS-së në kuadër të anëtarësimeve të reja në parti, ku bëri thirrje për sa më shumë prani në referendumin e 9 prillit.
Në kuadër të referendumit për mandatin e kryetarit të partisë, që do të mbahet të shtunën e ardhshme, sipas burimeve nga PS i gjithë procesi është drejt përfundimit.
Listat e anëtarësisë janë dhe vendet e votimit janë përcaktuar për shkak të zgjedhjeve të delegatëve të kongresit që u zhvilluan një muaj më parë.
I vetmi ndryshim është fakti së votimi do të zhvillohet njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë.