Tahiri: Hetim në çdo brinjë të Gaz
Dibrës dhe atyre që blejnë vota

TIRANË - "Hetim në çdo brinjë të Gaz Dibrës dhe gjithë ju të tjerëve, që bleni votat e qytetarëve në këmbim të varfërisë dhe skamjes, ku i keni lënë vetë!".

Kështu ka nisur reagimin e tij në Facebook, kreu i PS-së për Tiranën, Saimir Tahir mbi videon e transmetuar në emisionin "Fiks Fare", ku denoncohet blerja e votave; konkretisht nga kandidati për deputet i PD-së, Gazmend Dibra, në njësinë nr. 7 në Tiranë, në këmbim të ushqimeve.

"Gaz Dibra dhe ju të tjerët, sot mbase keni imunitetin e pushtetit. Nesër jo! Para drejtësisë duhet të shkoni, për këto dhe të tjera!. Praktika e sharlatanëve, që blejnë lirinë e qytetarëve nën kërcënimin e pengmarrjes nga hallet ku vetë i kanë lënë është kamzhiku modern i pushtetit. Dhe është praktika që duhet të marrë fund menjëherë pas 23 Qershorit!", ka vijuar komentimin Tahiri.
 
Ai më pas ka kujtuar Kodin Penal të RSH, nenin 328 për “dhënien e shpërblimeve dhe premtimeve”. “Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet”. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë

Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë