Tahiri i jep Pollos të dhënat
për 130 zyrtarëve të dyshua

Tahiri i jep Pollos të dhënat<br />për 130 zyrtarëve të dyshua
Një ditë pas kërkesës së Komisionit për Verifikimin e Emërimeve ne Administrate, të drejtuar nga Genc Pollo, që kërkonte informacion nga ministria e brendshme për 130 zyrtarë të dyshuar, ministri i brendshëm është përgjigjur menjëherë. Kjo ministri i ka dërguar dje komisionit informacionin e gjendur në regjistrat e gjendjes civile për këta 130 persona, të cilët dyshohen nga Partia Demokratike se janë të dënuar nga gjykatat vendëse dhe të huaja, por që e kanë fshehur të shkuarën e tyre.

Në listën e drejtuesve të institucioneve, në pushtetin qendror dhe atë lokal, bie në sy se Partia Demokratike ka kërkuar informacion të detajuar edhe për Klement Balilin, i cili ka qenë drejtor i Transportit Rrugor në Sarandë. Po ashtu, në kërkesën e demokratëve është listuar dhe Klodian Xhelili, djali i ish­ kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, i cili sipas PD-­së është punonjës i po kësaj bashkie. Në shkresën zyrtare, figurojnë emra drejtuesish të Policisë së Shtetit, Tatim­Taksave, drejtues të autoriteteve portale, kryetar njësish administrative, deri tek specialistë të thjeshtë të ministrive. Kërkesa e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e emërimeve në administratën shtetërore”, i drejtuar nga Genc Pollo, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për dijeni drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, të cilëve u kërkon informacione të detajuara për listën me 130 emra.

Në këtë dokument zyrtar, i cili është përcjellë me letër nga sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, kërkohet që informacionet të vendosen në dispozicion brenda një afati 20 ­dite, afat të cilin ministria e përmbushi për vetëm një ditë. “Kërkojmë nga institucioni që Ju drejtoni: Materialet që disponon Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që vërtetojnë se shtetasit e përfshirë në listën e mëposhtme janë dënuar me vendim gjykate në Republikën e Shqipërisë apo të gjykatave të shteteve të tjera, duke specifikuar numrin e vendimit të gjykatës, gjykatën që ka marrë këtë vendim, llojin e veprës penale për të cilën është dënuar nga gjykata, kohën kur është dënuar dhe masën e dënimit, të shoqëruara me fotokopje të vendimit të Gjykatës”,-thuhej në shkresën e Genc Pollos.

Në vijim, priten përgjigjet e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të jenë edhe më përcaktuese për këtë proces. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla