Tahiri i PDIU në protestën e PD në
Vlorë, zyrtarizon qëndrimin opozita

Tahiri i PDIU në protestën e PD në<br />Vlorë, zyrtarizon qëndrimin opozita
VLORE - Ndonëse Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka firmosur marrëveshje elektorale me Partinë Socialiste, deputeti i PDIU në qarkun e Vlorës Dashamir Tahiri i është bashkuar protestës së opozitës në qytetin bregdetar.

Tahiri ka mbajtur një fjalim para qytetarëve vlonjatë ku ka theksuar se nuk mund të bashkëpunojë me Partinë Socialiste pasi sic tha ai në 2 vjet qeveria e majtë ka treguar se nuk u shërben qytetarëve.

"Komunizmin e provuam për 45 vjet, po e shohim edhe këto dy vite. Qeveria e Partisë Socialiste e ka katandisur vendin keq e më keq, e ktheu vendin në kohën e komunizmit." tha Tahiri

Në këtë mënyrë deputeti i PDIU Dashamir Tahiri konfirmoi qëndrimin e tij në kampin opozitar, pavarësisht marrëveshjes së kryetarit Shpëtim Idrizi me Partinë Socialiste.

Ndonëse tre ditë më parë deputeti tjetër i PDIU Tahir Muhedini tha se 5 deputetët e PDIU do të jenë në të njëjtin kah politik, duket se kjo nuk mund të ndodhë, kjo edhe për shkak të prezencës së deputeti Dashamir Tahiri në protestën e opozitës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve