Tahiri: Ja fotogënjeshtra e Bashës
fshiu policët nga parcelat me drogë

Tahiri: Ja fotogënjeshtra e Bashës<br />fshiu policët nga parcelat me drogë
TIRANE - Ministri i Puneve te Brendshme Saimir Tahiri, ka reaguar sot në lidhje me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha, se policia nuk po asgjesonte parcelat e mbjella me hashash në fshatin e origjines se ministrit, Gusmar ne Tepelene. Ndersa lideri i opozites i paraqiti ato foto si "prove" te perfshirjes se policise ne kultvimin e lendes narkotike, ministri Tahiri thote se fotoja eshte montazh. Sipas kreut te ministrise se Brendshme, Basha ka manipuluar opinonin publik duke fshire me montazh nga fotoja policet te cilet ishin ne aksionin per te asgjesuar lenden narkotike.

Tahiri i quan fotot e publikuara nga Basha të gënjeshtra dhe tallje me qytetarët, ndërsa për të përgënjeshtruar ai publikon një foto që pretendon se është origjinale.

“Fotogënjeshtra e Lulit! Si mund të gënjeje kështu kryetari i opozitës? Si mund të tallet kështu me qytetarët? Kur gënjen për kaq, si mund të besohet për gjëra më të rëndësishme? Më poshtë është foto që publikoi Lulzim Basha, duke më akuzuar se është droga që mbroj unë në Gusmar të Tepelenës. Anash, është foto origjinale e Policisë së Shtetit, gjatë aksionit të shkatërrimit të kanabisit në fshatin Xhafaj, Memaliaj. Foto e policisë është bërë në datë 27 gusht 2015. Dje Lulzim Basha nxori të njëjtën foto, por kishte fshirë punonjësit e policisë nga foto. Kjo është derexheja që katandisi delenxhiu!”, shkruan Tahiri në faqen e tij në “Facebook”.

Hashashi ne fshatin e Tahirit
*Foto e publikuar nga ministri ne Facebook


basha droge
*Foto e publikuar dje nga Basha


Redaksia Online
(E.G. Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema