Tahiri:Janë asgjesuar 260 mijë rrënjë
Kanabis, monitoroni punën e Policisë  

Tahiri:Janë asgjesuar 260 mijë rrënjë<br />Kanabis, monitoroni punën e Policisë  
TIRANË - Ministri i Brendshëm,Saimir Tahiri i bëri thirrje opozitës të caktojë një komision për monitorimin e punës së Policisë së Shtetit dhe të partnerëve italianë të Guardia di Finanza, të cilët po bashkëpunojnë me policinë për zbulimin dhe asgjesimin  e bimëve narkotike në të gjithë shqipërinë. 

“Nëse do lexoja unë këtu mesazhet e mara për ju, ju nuk do kishit fytyrë të rrinit në këtë sallë. Unë ju falënderoj për mesazhet që sillni në këtë sallë edhe pse fjalimet tuaja këtu janë fyese. Caktoni një komision dhe jemi shumë të gatshëm t’ju sjarojmë për veprimtarinë e policisë dhe të Guardia di Finanza. Është aq transparente procedura për shkatërrimin e parcelave të Kanabisit në çdo cep të shqipërisë. Jeni të gatshëm të vini dhe të monitoroni partnerët tanë italianë dhe Policinë e Shtetit,” – tha Tahiri.

Më tej, Tahiri tha se deri më tani janë asgjësuar  260 mijë rrënjë kanabis në të gjithë Shqipërinë, duke evidentuar kështu punën që po bëhet në drejtim të zbulimit dhe asgjësimit të lëndëve narkotike

260 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar deri më tani. Hajdeni në Ministri e Brendshme dhe Polici, ne ju japim një zyrë dhe monitoroni punën dhe rezultatet. Më fund të jeni të bindur që jo vetëm ne por edhe ju do falenderoni Policinë e Shtetit për punën që bën", - tha Tahiri.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'

Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme, për çdo problem raportoni te 'Tirana Ime'