Tahiri:Jo Asociacion pa kod telefonik
e heqjen e barrikadës në Mitrovicë
Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqitur sot pranë Bashkimit Evropian raportin periodik, i cili ofron një vlerësim mbi gjendjen aktuale sa i përket dialogut të Brukselit, i cili mbulon periudhën nga 1 janari deri më 14 qershor të vitit 2016.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqitur sot pranë Bashkimit Evropian raportin periodik, i cili ofron një vlerësim mbi gjendjen aktuale sa i përket dialogut të Brukselit, i cili mbulon periudhën nga 1 janari deri më 14 qershor të vitit 2016.
Ky raport vlerëson progresin e përgjithshëm dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe trajton secilën marrëveshje në aspekt të detyrimeve të palëve përkatëse të marra gjatë dialogut të Brukselit. Raporti është i nënshkruar nga Ministrja për dialog, Edita Tahiri, njëherësh Kryenegociatore në Dialogun e Brukselit.
Në përmbledhjen ekzekutive të këtij raporti ndër të tjerash thuhet se “qeveria e Republikës së Kosovës i kushton rëndësi të madhe dialogut të Brukselit sepse ky dialog kontribuon në paqe dhe stabilitet në rajon, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal, si dhe kontribuon në avancimin e qëllimeve tona drejt integrimit euroatlantik të Kosovës për të mirën e qytetarëve”.
“Në
aspektin e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, kjo periudhë raportuese nuk ka shënuar ndonjë përparim substancial. Kosova ka qenë efektive në përmbushjen e detyrimeve të saj dhe ka bashkëpunuar ngushtë me BE-në për ta çuar përpara procesin e zbatimit të marrëveshjeve”, thuhet ne raport.
Megjithatë, vijon raporti, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Serbinë, e cila praktikisht ka bllokuar procesin e zbatimit, duke mos bërë ndonjë lëvizje të rëndësishme në përmbushjen e detyrimeve të saj. Kjo sidomos në lidhje me marrëveshjen për kodin shtetëror për Kosovën dhe marrëveshjen për funksionimin e pavarur të sistemit të transmetimit të energjisë së Kosovës (KOSTT), të dyja këto marrëveshje janë bllokuar nga Serbia.
“
Si përgjigje ndaj bllokadave të Serbisë, Kosova e ka bërë të qartë se nuk do të ndërmerr asnjë veprim për zbatimin e Marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, para se Serbia të heq bllokadën për kodin telefonik për Kosovën dhe funksionimin e pavarur të KOSTT-it, si dhe para se të largohet barrikada nga Ura e Ibrit në Mitrovicë”, theksohet me tej ne raportin e qeverise kosovare.
Qeveria e Kosovës deklaron se sapo të largohen bllokadat e lartpërmendura, do të zbatojë detyrimet e saj lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin. Asociacioni nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive dhe nuk duhet të jetë një nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë, për shkak se kjo nuk përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet përkatëse të Kosovës. ATA
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
43.4%
-
Opozitës
9%
-
Qytetarëve
47.6%
Vota total: 9600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KFOR-i pas inspektimeve te ura e Ibrit: Nuk do të hezitojmë të merremi me çdo zhvillim që mund të prekë stabilitetin
6 Gusht, 17:51
-
Operacion izraelit në Bregun Perëndimor, vriten 11 palestinezë
6 Gusht, 17:36
-
Këshilli i BE-së miraton këstin prej 4.2 miliardë eurosh për Ukrainën
6 Gusht, 17:33
-
Gjirokastër/ Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
6 Gusht, 17:24
-
Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen
6 Gusht, 17:11
-
BE kërkon shpjegime nga Hungaria për masat e Budapestit që lejojnë hyrjen e rusëve në Europë
6 Gusht, 16:59
-
Beteja e banorëve të Mirditës kundër HEC-it e fabrikës: Po na marrin ujin e burimeve, 'Lajthiza' nuk zbaton vendimin e gjykatës për pezullimin e punimeve
6 Gusht, 16:56
-
BE: Veprimet e fundit në veri mund të ndikojnë negativisht në heqjen e masave ndaj Kosovës
6 Gusht, 16:54
-
Rritet fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës në Pogradec! Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe turistët e huaj drejt plazheve të Jugut
6 Gusht, 16:52
-
Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Tërnovës! 100 forca të ushtrisë në ndihmë për shuarjen e flakëve (VIDEO)
6 Gusht, 16:42
-
Robert Berisha uron publikisht vajzën e tij 16-vjeçare për ditëlindje! Ndan foton e dy motrave së bashku
6 Gusht, 16:25
-
Virusi i Nilit/ Silva Bino: Nuk paraqet shenja tek personat e shëndetshëm! Bizneset të kenë kujdes mbeturinat, janë përthithës të mushkonjave
6 Gusht, 16:20