Tahiri kërkesë OKB për hetime
mbi gratë e dhunuara në Kosovë

Tahiri kërkesë OKB për hetime<br />mbi gratë e dhunuara në Kosovë
NJU JORK - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri gjatë qëndrimit në ShBA, në selinë e OKB-së, u prit në takim nga Zainab Hawa Bangura, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e OKB-së dhe Përfaqësuese e posaçme mbi dhunën seksuale në konflikte.

Tahiri në takim me Bangura ka biseduar për çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë duke kërkuar që OKB-ja të angazhohet për këtë çështje në bazë të së drejtës ndërkombëtare për krimet e luftës.

Ajo theksoi se dhunimi i grave gjatë luftës në Kosovë ishte një mjet i luftës së genocidit që Serbia e bëri kundër popullit të Kosovës, dhe se kjo çështje duhet të trajtohet nga ana e OKB-së me qëllim që gratë viktima të kësaj forme brutale të gjenocidit të mbrohen me mekanizma ndërkombëtarë dhe në pajtim me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 2106.

Tahiri ka kërkuar që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon të përgatisë një raport për gratë e dhunuara në luftën e Kosovës duke argumentuar që më herët është nxjerrë një raport global nga Sekretari Përgjithshëm Ban Ki Moon ku në atë raport nuk është përfshirë Kosova dhe Kroacia. Ajo tha se populli i Kosovës dëshiron që OKB t’i aktivizojë mekanizmat e saj dhe të hetojë e të hartojë një raport për këtë problem dhe tragjedi të shkaktuar gjatë luftës në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri po ashtu njoftoi me iniciativën e grave të Kosovës të cilat kanë nisur përgatitjet për të nënshkruar peticion nga qytetarët e Kosovës ku i adresohet OKB-së dhe i bëhet thirrje kësaj organizate që të zbatojë drejtësinë ndërkombëtare për gratë e dhunuara të Kosovës si dhe të përgatitet një raport hetues i OKB-së konform rezolutës 2106 e cila kërkon angazhim për t’i mbrojtur gratë e dhunuara gjatë luftërave.

“Drejtësia ndërkombëtare ka obligim t’i mbroj gratë të cilat janë të dëmtuara shumë gjatë luftës në Kosovë e që llogariten si viktimat e dhunimit seksual janë mbi 20 mijë gra. Aktorët e këtyre veprave gjenocidale në Kosovë nga ana e regjimit Serb të Millosheviçit duhet dalin para drejtësisë si krime k undër njerëzimit, në emër të vendosjes në vend të drejtësisë se vonuar”, ka thënë Tahiri.

Nga ana tjetër, Zëvendëssekretarja gjenerale e OKB-së, Bangura, ka premtuar përkrahje në çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë duke shprehur gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin drejt trajtimit të drejtë të kërkesave për të vënë drejtësi për pasojat e shkaktuara gjatë luftës në Kosovë. Ajo inkurajoi për një bashkëpunim të koordinuar në mënyrë që kjo çështje të adresohet në tërësinë dhe kompleksitetin e plotë./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike