TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një konferencë për shtyp për punën e Policisë së Shtetit gjatë dhjetorit të vitit 2013, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me vrasjen e një personi në kërkim nga policia 5 ditë më parë në Durrës. Ministri Tahiri tha se i qendron deklaratave të tij, ndërsa tha se qeveria e re përfaqëson një model ndryshe nga ai i qeverisjes së kaluar.
 
“Në këtë kuadër mirëpres çdo sugjerim që do vinte nga opozita. Në këtë raet konstatoj se është kritikë e pavend dhe abuzive. E para sepse punonjësit e Policisë së Shtetit garantuan zbatimin e ligjit në kushte ekstreme përballë një personi që shfaqte rrezik të shtuar potencial publik. Përfaqësojmë dy modele të ndryshme, Sali Berisha dhe opozita e sotme përfaqsojnë modelin që shpërblyen ditën e nesërme të 21 janarit disa punonjës të gardës që vranë 4 qytetarë të pafajshëm. Unë falenderova publikisht punonjësit e policisë që zbatuar ligjin përballë një krimineli”, tha Tahiri.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)