Tahiri: Kujdes kë votoni, 4 vitet e
ardhshme mund të kthehen në paza

Tahiri: Kujdes kë votoni, 4 vitet e<br />ardhshme mund të kthehen në paza
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës SaimirTahiri u takua me banorë të njësisë numër 6 në kryeqytet. Sipas Tahirit është shumë e rëndësishme që qytetarët të mos pranojnë të bëjnë pazar me votën e tyre pasi kjo mund të rrezikojë të na kthejë prapa, duke humbur gjithçka është arritur deri më sot.
Ai ftoi qytetarët që në datën 25 Qershor të votojnë ata që kanë treguar se mund të bëjnë punë.

”Ne duhet të jemi në gjendje që të bëhemi bashkë dhe aleatët e vetëm të Partisë Socialiste pas datës 25 të jenë qytetarët. Mundësia jonë e vetme për të qeverisur siç duhet dhe për t’ju përgjigjur siç duhet çdo qytetari vjen vetëm duke mos u penguar nga sherret e politikës, nga korridoret e politikës.

Në qoftë së ne jemi të pakujdeshëm për si do të votojmë në datë 25, katër vitet e ardhshme do na kthehen në një pazar të madh të politikës së sherreve dhe të shamatës. Në qoftëse ne nuk bëhemi bashkë në datë 25 për të votuar të vetmen alternativë, Partinë Socialiste të Shqipërisë, katër vitet e tjera do të jenë, katër vite me stërkëmbsha, me sherre, me shamata dhe kështu me radhë. Në datë 25 mendoni dhe votoni ata që mund të bëjnë diçka për këtë vend. Në datën 25 votoni ata që kanë treguar se mund të bëjnë punë”, theksoi Tahiri në Kombinat.

Kreu i PS-së të Tiranës nuk ka lënë pa kujtuar edhe votimin e reformës në drejtësi dhe vetting-ut duke e konsideruar si angazhimin më të madh të mazhorancës të përmbushur në këto 4 vite.

”Jam shumë i sigurt që nuk ka pak prej jush këtu që nuk kanë menduar se gjyqtarët janë të paprekshëm, ata bëjnë çdo lloj gjëje dhe si prek dot njeri me dorë. Ata mund të vjedhin, mund të nxjerrin edhe vrasës jashtë burgut edhe hajdutë. Mund të vjedhin pasurinë e qytetarëve dhe janë të paprekshëm. Askush nuk i prek dot ata.

Ne në fakt në 4 vite këtë kishim angazhimin më të madh. Dhe tani në fund të mandatit ju e dini që u votuan edhe reforma në drejtësi edhe vetting-u për t’i hapur rrugë pastrimit të sistemit gjyqësor nga gjyqtarët e korruptuar dhe prokurorët e korruptuar”, shtoi ndër të tjera Saimir Tahiri.

Fjala gjatë takimit me banorët e Kombinatit
Tahiri: Ne duhet të jemi në gjendje që të bëhemi bashkë dhe aleatët e vetëm të Partisë Socialiste pas datës 25 të jenë qytetarët. Mundësia jonë e vetme për të qeverisur siç duhet dhe për t’ju përgjigjur siç duhet çdo qytetari vjen vetëm duke mos u penguar nga sherret e politikës, nga korridoret e politikës. Sot gati gati të duket sikur është turp të jesh në politikë, por në fakt politika mund të bëjë edhe gjëra të mira, ma besoni këtë. Në fakt në politikë mund të ndodhin edhe gjëra të mira. Atëherë kur qytetarët janë të vëmendshëm dhe nuk e kthejnë në pazar votën.

Në qoftë së ne jemi të pakujdeshëm për si do të votojmë në datë 25, katër vitet e ardhshme do na kthehen në një pazar të madh të politikës së sherreve dhe të shamatës. Në qoftëse ne nuk bëhemi bashkë në datë 25 për të votuar të vetmen alternativë, Partinë Socialiste të Shqipërisë, katër vitet e tjera do të jenë, katër vite me stërkëmbsha, me sherre, me shamata dhe kështu me radhë. Në qoftë se ne nuk bëhemi bashkë që në datë 25 të bindim cilin do që njohim, të votojë të vetmen alternativë Partinë Socialiste të Shqipërisë, atëherë rreziku që të kthehemi mbrapsht dhe të humbasim gjithçka që kemi arritur është shumë i madh. Në datë 25 mendoni dhe votoni ata që mund të bëjnë diçka për këtë vend. Në datën 25 votoni ata që kanë treguar se mund të bëjnë punë.

Ma do mendja jo të rallë janë ata që ndër ju, apo njerëzit që njihni ju, kanë pasur të paktën në jetën e tyre një problem me drejtësinë, me gjykatat, me prokurorët. Dhe jo të rallë janë ata që kanë dalë jo të zhgënjyer, por të vjedhur deri në palcë nga sistemi i drejtësisë që nuk merrej me hallin e qytetarit, por pasurohej pa fund mbi hallin e qytetarit. Dhe jam shumë i sigurt që nuk ka pak prej jush këtu që nuk kanë menduar se gjyqtarët janë të paprekshëm, ata bëjnë çdo lloj gjëje dhe si prek dot njeri me dorë. Ata mund të vjedhin, mund të nxjerrin edhe vrasës jashtë burgut edhe hajdutë. Mund të vjedhin pasurinë e qytetarëve dhe janë të paprekshëm. Askush nuk i prek dot ata. Ne në fakt në katër vite këtë kishim angazhimin më të madh. Dhe tani në fund të mandatit ju e dini që u votuan edhe reforma në drejtësi edhe vettingu për t’i hapur rrugë pastrimit të sistemit gjyqësor nga gjyqtarët e korruptuar dhe prokurorët e korruptuar.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024