Tahiri “godet” LSI-në:"Partiçkat" po
tentojnë të korruptojnë të rinjtë

Tahiri “godet” LSI-në:"Partiçkat" po<br />tentojnë të korruptojnë të rinjtë
Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Saimir Tahiri zhvilloi një takim me ata që do të votojnë për hërë të parë në Njësinë 1,ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet.
 
Gjatë takimit Tahiri deklaroi se nuk është e lehtë që të bindësh një të ri që do të votojë për herë të parë, pasi shumë nga ata mendojnë që politikanët janë të gjithë njëlloj.
 
Sipas Tahirit në 25 Qershor përballë shqiptarëvë janë dy alternativa, ajo e ‘partiçkave’ dhe alternativa e punës.
 
Për të rinjtë sot është më e vështirë se sa të rriturit, është më e vështirë se ka parti që iu vijnë klasë më klasë dhe iu premtojnë eskursione,e iu japin teza provimesh, iu premtojnë nota provimesh.

Ju premtojnë lloj-lloj historish që s’dua t’i përmend, po çudira nga më të mëdhatë. Ju premtojnë punë falas. Ju premtojnë punë dhe pastaj iu heqin nga puna sa kalojnë zgjedhjet.


Sot ndodh që partitë po sulmojnë rininë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Sot ndodh që ‘partiçka’ të caktuara po e sulmojnë rininë duke deformuar arsyen pse janë të rinj. Sot ndodh që ‘partiçkat’ po korruptojnë rininë, e kjo nuk duhet të ndodhë.

E midis një ‘partiçke’ që mua më vjen te klasa dhe më thotë, “do të japë provimin po hajde voto për mua”; dhe një partie që mendon si mund të bëjë një shkollë më të mirë, si të ndërtojë një shkollë të re apo si të bëjë një sistem arsimor ku vlerësohet merita, unë zgjedh këtë të dytën’
’, theksoi Tahiri.

Duke u ndalur tek zgjedhjet e 25 qershorit, ish-ministri u kërkoi të rinjve votën,duke paralajmeruar se Shqipëria ka shumë për të humbur nëse kthehemi pas.

Do të doja shumë që ju ta konsideronit seriozisht vendimin për të vendosur me votë sesi do shkojë jeta juaj nesër. Mendim për të vendosur ju se me votën tuaj çfarë fati do i jepni familjes tuaj nesër, çfarë fati do i jepni lagjes, komunitetit tuaj., çfarë fati do i diktoni Shqipërisë nesër me votën tuaj.

Do doja që ta konsideronit mirë
’’, theksoi ndër të tjera Tahiri.





Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm