Tahiri “tallet” me PD: Sa iu duam!
Halimi: Edhe Shullazi bën garë ...!

Tahiri “tallet” me PD: Sa iu duam!<br />Halimi: Edhe Shullazi bën garë ...!
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka debatuar me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, gjatë mbledhjes te Komisioni i Ligjeve, ku po diskutohet organika e institucioneve të Ligjit të Vettingut.

Tahiri ka ironizuar deputetin Halimi, teksa i ka thënë se po kthehet në garë kush i do më shumë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Halimit, i cili ka thënë se edhe Shullazi bën garë kush e donte më shumë. 

Tahiri: A e kupton sa ju duam ne? Po kthehet ne gare kush ju do me shume 
Halimi: Edhe Shullazi ben gare kush e donte me shume 
Tahiri: Ju nuk na jepni llogari ne. Une do filloj t’iu dua kur te shoh qytetarin e pare te kenaqur prej punes suaj. Kur ju te largoni ndonje gjyqtar apo prokuror.
Halimi: Mua nuk me intereson sa njerez do merrni ne pune, por sa do largoni nga puna.

Nga radhët e LSI ka ndërhyrë deputeti Nasip Naço, i cili ka deklaruar se e konsideron strukturën dhe buxhetin e kërkuar si të papranueshëm. 

Naço: e konsiderojme strukuren dhe buxhetin e kerkuar si te pranueshem. Dakord me Tahirin. Te mbështes maksimalisht.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011