Tahiri: LSI është një kalë që po
ngordh, do dalë në opozitë

Tahiri: LSI është një kalë që po<br />ngordh, do dalë në opozitë
TIRANE-Gjatë një takimi elektoral në Pezë, Saimir Tahiri deklaroi se votat e shqiptarëve në 25 Qershor nuk mund të shkojnë për një parti që do të dalë në opozitë, por për PS-në e cila do të qeverisë së bashku me qytetarët.

Tahiri u kerkoi qyteareve te mos hedhin vote ne parti si LSI.

“Po mirë kush nga ju që ka pesë lekë në shtëpi,dhe me ato pesë lekë do të blinte një kalë që është duke ngordhur?

Kush nga ju që ka pesë lekë në shtëpi shkon dhe ble një shtëpi që është duke rënë? Kush nga ju që ka pesë lekë shkon dhe investon në një tokë që nuk nxjerr prodhim?

Kush nga ju që ka pesë lekë në shtëpi investon në një biznes që nuk fiton?

Po kur vota është investimi më i madh për kater vitet e ardhshme, tek një parti që ti pret të zgjidhe hallet e tua, për cilën arsye do e votosh, do e çosh votën tënde,këtë lloj investimi tëndin tek LSI-ja?

LSI-ja miqtë e mi pas 25 qershorit do të jetë në opozitë. Dhe në qeverisje do jetë Partia Socialiste,Edi Rama dhe ju. Vetëm kaq. Asnjë tjetër”,
tha Saimir Tahiri.

Hedhja e votës për partinë që sipas tij u zgjidh problemet nesër ka qënë mesazhi i drejtpërdrejtë që Tahiri u përcolli banorëve të Pezës.

Në qoftë  se ti ke hallin të jesh më i fortë,të kesh një shtet që të mbron, të kesh drejtësi, ata duan gjyqtarët e korruptuar, shtetin e duan të rrënuar,sepse vetëm ashtu mund të rrinë  në këmbë,e vetëm ashtu mund t’u rrinë kalaqafe njerëzve.

Po ne nuk kemi dot hallet e tyre dhe as qajmë hallet e tyre. Ne në datë 25 qershor nuk do të merremi me hallet e tyre.

Në datë 25 është dita e vetme kur ju mund të vendosni për hallet e tuaja. Përndryshe në qoftë se e bëjmë pazar, duhet të heshtim për katër vitet e ardhshme miqtë e mi.

Në qoftë se  e bëjmë pazar dhe nuk çojmë tek kutia e votimit këdo që s’ka votuar dot deri dje Partinë Socialiste duhet të heshtim
”, u shpreh Tahiri.


Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin