Deputeti i LSI, Luan Rama shprehet se Kuvendi ndodhet përballë provës nëse do të jetë në anën e ligjit apo me krimin e organizuar kur të votojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Tahirit.
/Shqiptarja.com
“Shteti përballë grupit të strukturuar kriminal, ligji përballë krimit të organizuar! Kuvendi përballë provës: në anën e ligjit apo me krimin e organizuar; në mbrojtje të shtetit apo në shërbim të grupit të strukturuar kriminal; për reformën nç drejtësi apo për pandëshkueshmërinë?...” deklaroi ai.
Dje Këshilli i Mandatave vendosi që t’i drejtohet me dy raporte Kuvendit për Tahirin, PS kërkon vetëm hetim, ndërsa PD kërkon arrestimin e tij sipas kërkesës së prokurorisë.
dy.b/shqiptarja.com

provës; në anën e ligjit apo me krimin










