Ministri i Brendshëm Saimnir Tahiri teksa ka takuar të rinjtë e shkollave të mesme të Lezhës, Dibres, Kukësit dhe Shkodrës në Lezhë, në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër drogës, alkoolit dhe duhanit ka thënë se lufta ndaj tyre fitohet në mendje pastaj në zemër.
“Lufta kundër drogës, kundër alkoolit, duhanit është një luftë që më së pari fitohet në mendje para se të fitohet në rrugë, para se të fitohet aty ku kultivohet droga, para se të fitohet aty ku konsumohet duhani dhe alkooli, fitohet në mendje. Fitohet tek modeli dhe ndaj unë kam shumë shpresë që këto takime do krijojnë një fuqi njerëzore të tërë për t’i dalë përball të gjithë bashkë këtyre fenomeneve. Pa toleruar asgjë, pa neglizhuar asgjë por duke pasur si qëllim tonin kryesor, të krijojmë një shoqëri të shëndetshme. Miqtë e mi. Unë jam shumë i vetëdijshëm që gjithçka bëjmë sot ndoshta nuk duket e gjitha sot, gjithçka rrezikojmë sot sjell pasoja fatale për nesër ama. Dhe ajo që rrezikojmë më shumë është e ardhmja, e ardhmja e fëmijëve tanë” ka thënë Ministri.
Nga ana tjetër ai ka shtuar se të rinjtë duhet që të rinjtë duhet të japin mesazhin e shpresës, për një Shqipëri me një gjeneratë tjetër pa duhan, alkool e drogë.
"Të japim mesazhin e shpresës për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë, pa alkol, pa duhan, pa drogë dhe të gjeneratës tjetër' ka thënë Tahiri.
Ja fjala e plotë e Ministrit Saimir Tahiri në takimin me të rinjtë
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ja fjala e plotë e Ministrit Saimir Tahiri në takimin me të rinjtëRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)