Tahiri: Më 25 Qershor, 71
deputetë që PS të qeverisë e vetme

Tahiri: Më 25 Qershor, 71<br />deputetë që PS të qeverisë e vetme
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri gjatë një takimi me banorët e Saukut, e konsideroi votimin e Vetting-ut që do të behet ditën e sotme në Kuvend, si një votim historik për ta kthyer Shqipërinë edhe njëherë te mundësia për ta bërë një vend më të drejtë.

‘’Betejën 25-vjeçare me padrejtësinë dhe korrupsionin në gjykata, me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ne e fituam brenda një jave. Betejën me korrupsionin në gjykata dhe padrejtësinë e fituam brenda një jave dhe kjo falë besimit tuaj. Falë besimit të çdo qytetari në Shqipëri. Dhe për këtë arsye pas pak minutave ai votim, do jetë votimi historik për ta kthyer Shqipërinë edhe njëherë te mundësia për ta bërë një vend më të drejtë. Kështu që në qoftë se je një qytetar që sot ke një problem dhe që pret ta zgjidhësh te gjykata, dije që nuk do të të dalë më përballë gjyqtari i korruptuar, dije që nuk do të dalë më përballë prokurori i korruptuar. Dhe në qoftë se je një qytetar që do të ndërtosh një Shqipëri të drejtë për fëmijën tënd, për familjen tënde, dhe do të kesh një të ardhme të sigurt, Shqipëria, po do jetë ky vend, edhe më i drejtë, dhe më i sigurt. Kjo falë jush, falë PS-së dhe falë vullnetit tonë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë më të drejtë realisht’’ tha Tahiri

Kreu i PS Tiranë nuk ka la pa komentuar edhe marrëveshjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Sipas Tahirit, më datë 25 Qershor ka vetëm një alternativë, PS me mbi 71 deputetë.

‘’Miqtë e mi, me shumë gjasë shumë prej jush kanë menduar se punët janë të zgjidhura. Tani Edi Rama dhe Lulzim Basha bënë një marrëveshje, kështu që punët u zgjidhën! Jo, nuk është kështu në fakt. Ajo ishte një marrëveshje për të mos e çuar Shqipërinë në humnerë. Por në datë 25, ne do të ndajmë të shkuarën nga e ardhmja, në datë 25, ne do të ndajmë nëse do votojmë një qeveri dhe një kryeministër që mendon për njerëzit apo ca të tjerë që deri dje kanë menduar për veten. Në datë 25, ne do të ndajmë bashkë nëse Shqipëria do qeveriset për Shqipërinë që duam, bashkë me qytetarët, apo do bëjmë mbrapsht! Kështu që në datë 25 ka vetëm një alternativë për të qeverisur vetëm PS me mbi 71 deputetë. Dhe kjo është falë punës tuaj dhe energjive tuaja dhe pasionit tuaj’’ tha ndër të tjera Tahiri.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat