Tahiri: Mbështes kanidatin e
majtë, Veliaj i duhuri për Tiranën

Tahiri: Mbështes kanidatin e<br />majtë, Veliaj i duhuri për Tiranën
TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë e vlerëson Erjon Veliajn si kandidatin e duhur për Bashkinë e kryeqytetit.
 
Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ministri Tahiri shprehu mbështetjen ndaj kandidaturës së koalicionit të majtë për zgjedhjet e 21 Qershorit. Ai tha se Erjon Veliaj, aktualisht ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është i duhuri për Tiranën.
 
Veliaj tha sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës se në nisje të javës së ardhshme do të japë dorëheqjen nga kabineti qeveritar për t’iu angazhuar fushatës elektorale. Përballë tij, nën siglën e koalicionit të djathtë është mjeku gjinekolog Halim Kosova, dhe dy kandidatët e pavarur Gjergj Bojaxhi dhe Sazan Guri.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene