Tahiri mbledh SHISH, Didin e Llallën
pas të dhënave për drogë në Gjadë

Tahiri mbledh SHISH, Didin e Llallën<br />pas të dhënave për drogë në Gjadë
TIRANE - Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi si dhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla zhvilluan për rreth 40 minuta një takim me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në zyrën e këtij të fundit.
 
Burime për A1 Report bëjnë të ditur se takimi mes kreut të SHISH, të policisë dhe kryeprokurorit është thirrur nga ministri Tahiri një ditë pas deklaratave të Llallës se ka informacione për trafikun e drogës në aerodromin e Gjadrit.
 
Mësohet se në takimin e thirrur nga Tahiri u diskutua edhe për gjendjen e kriminalitetit në vend si dhe diskutime mbi luftën ndaj krimit të organizuar nga ana e organeve qendrore të rendit në vend.
 
Një ditë më parë, kryeprokurori Adriatik Llalla bëri të ditur se ka informacione për narkotrafikun në Gjadër si dhe për arritje të krimit deri tek zyrtarët.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai