Tahiri me kryepolicët: Ndëshkim
punonjësve që lejojnë paligjshmëri

Tahiri me kryepolicët: Ndëshkim<br />punonjësve që lejojnë paligjshmëri
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri takoi të hënën krerët e drejtorive të policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve si dhe specialistët dhe Inspektorët e IKMT-së.
 
Ministri i Brendshëm kërkoi forcimin e punës së këtyre dy institucioneve, ndaj ndërtimeve pa leje, ruajtjen e regjimit të tokës, të baseneve të lumenjve, si dhe forcimin e punës ndaj lojërave të paligjshme të fatit.
 
Po ashtu ai paralajmëroi se do të ndëshkohen të gjithë ata funksionarë apo persona që kanë pasur funksion identifikimin lojërave të paligjshme të fatit, dëmtimit të baseneve të lumejeve etj, por që kanë toleruar.
 
Sipas burimeve nga takimi, Tahiri ka paralajmëruar se do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë lejuar paligjshmërinë, apo edhe ata që kanë abuzuar ndaj qytetarëve.
 
Ndëshkimet pritet të vijojnë si ndaj punonjësve të policisë, por edhe ndaj specialistëve të IKMT-së që kanë detyrë identifikimin e ndërtimeve pa leje dhe bllokimin e tyre. Gjatë takimit kreu i dikasterit të brendshëm, pohoi se angazhimi i policisë në fushatë kishte krijuar perceptimin tek qytetarët se mund vijonin aktivitete të paliçencuara të lojërave të fatit të abuzonin me basenet e lumenjve apo të ndërtonin pa leje.
 
Takimi i mësipërm vjen vetëm pak kohë përpara nisjes së konstituimit të njësive të reja vendore. Këto të fundit pritet të mos kenë më strukturë të policisë bashkiake apo të INspektoriatit Ndërtimor.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion