Tahiri: Memorandum bashkëpunimi
për të luftuar krimin e korrupsionin
Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme, kanë nëshkruar në memorandum bashkëpunimi mes tyre.
TIRANË - Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme, kanë nëshkruar në memorandum bashkëpunimi mes tyre. Marrëveshja është firmosur mesditën e sotme mes ministrit, Sajmir Tahiri, kreut të SHISH, Visho Ajazi dhe kryeprokurorit, Adriatik Llalla.
Memorandumi i bashkëpunimit ka në fokus të tij, bashkërendimin e punës në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve të ndryshme. Disa javë më parë, u bë dhe një takim mes tyre.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se, me këtë memorandum rritet besimi i publikut.
“Lufta kundër paligjshmërisë dhe për të rritur besimin e publikut. Ne së bashku të tre institucionet, kemi menduar që një momerandum bashkëpunimi do forconte lidhje institucionale, brenda kuadrit ekzistues dhe për të shënuar një moment të ri në luftën ndaj krimit. Vetë nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, mund të mbetet në letër, nëse nuk kthehet në rezultate në luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit etj”, tha gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.
Ndërkaq, duke e marrë fjalën në këtë takim, kryeprokurori Adriatik Llalla tha se, ky memorandum po nënshkruhet në një kohë të rëndësishme për rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së. Sipas tij, lufta ndaj krimi dhe korrupsionit është një prioritet i institucionit që ai drejton.
Ndërsa kreu i SHISH, nuk ka preferuar të komentojë këtë marrëveshje, por vetëm ka kërkuar në bashkëpunim sa më të mirë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1511
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor, 12:18
-
Salcë me speca dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:18
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor, 12:16