Tahiri: Nesër do jem në komision
pas mbledhjes do më arrestojnë

Tahiri: Nesër do jem në komision<br />pas mbledhjes do më arrestojnë<br>
Tahiri akuzoi prokurorinë se po kërkon arrestimin pa prova.  “Prokuroria nuk po kërkon as të më hetojë, por të më arrestojë. Sot nuk flas, por do të vijë një ditë që do të flas. Pas mbledhjes së komisionit i bie që të arrestohem.

 Nëse prokuroria ka kërkuar pse dy barbonë që flasin me njëri tjetrin më përmendin mua dhe do të më arrestojë. Prokuroria nuk ka çuar asnjë provë në Kuvend. Unë i bie të arrestohem pse dy kriminelë flasin me njëri tjetrin dhe më përmendin mua. Në dijeni time italianët nuk kanë ngritur ndonjë akuzë” deklaroi ai.

Ish-ministri Tahiri deklaron se është gati që të shkojë në qeli deri sa të zbardhet e vërteta. “Nuk e prisja në këtë mënyrë, që një ditë të mblidheshin të gjithë bashkë dhe të bënin këtë.

Sot është dita ti shkoj deri në fund kësaj historie dhe të shkoj në qelinë më të largët të burgut deri sa të zbardhet e vërteta” deklaroi ai. Tahiri paralajmëron se “Do të vijë dita ime që të merrem me të gjithë”.

Ish-ministri konfirmoi se nesër do të jetë në komisionin për Imunitetet kur të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë. “Po nesër do të jem në komision” tha ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës