Tahiri:Nuk e kërcënova Ramën
Sot jam një hap larg arrestimit

Tahiri:Nuk e kërcënova Ramën<br />Sot jam një hap larg arrestimit<br /><br>
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e cilësoi si të pazakontë kërkesën e prokurorisë për arrestimin e tij. Ai deklaroi se nuk është e zakonshme që një ministër i brendshëm të bëjë burg me ata që ka arrestuar, ndërsa ka mohuar lajmet që kanë qarkulluar në media se ka kërcënuar Ramën.

Tahiri ka përmendur edhe Metën, ndërsa ka mohuar përfshirjen në veprimtari kriminele me Habilajt. “Kërkesa e prokurorisë ishte e pazakontë dhe surprizë. Nuk e di për kryeministrin. Nuk e di nëse kishte dijeni. Nuk është e zakonshme që një ministër i Brendshëm të bëjë burg me ata që ka arrestuar.

Kryeministri ka një barrë më të madhe dhe mund të vijë dita që të lerë pas një koleg. Kam pasur dje një bisedë me Ramën normale për një situatë anormale. Ata që janë thënë janë përralla, pasi unë nuk kërcënoj njeri.

Jam një hap larg arrestimit nga prokuroria, por në asnjë çast nuk kam shkelur ligjin. Kam bërë detyrën time, duke u kujdesur vetëm për të drejtën. E kisha shumë kollaj të bëja miq në politikë. Unë kisha në dorë ta kisha shok Ilir Metën, por nuk e kam. Zgjodha ta kem përballë” deklaroi ai në Opinion. 

Saimir Tahiri hedh poshtë akuzat e prokurorisë se ka udhëtuar 4 herë me Habilajt jashtë vendit me makinë.  “Kam udhëtuar me familjen, por nuk kam qenë i shoqëruar nga Habilajt. Artan Habilaj nuk ka udhëtuar kurrë në makinën time.

Gabim im është që të mos përdorja makinën zyrtare dhe për kollaj mora makinën xhaxhait tim, meqë u bë sebep për ta shitur. Ia kërkova makinën për të shkuar me pushime. Mund të gjeja cdo makina, por në atë kohë më shkoi në mendje të merrja makinën që kisha pasur, kjo më ngarkon me përgjegjësi morale.

Kur shkova me pushime i jepja vetë makinës. Me Habilajt nuk kam udhëtuar kurrë. Në festa familjare mund të kemi qenë në të njëjta vende por s’kam pasur marrëdhënie të ngushtë aq më pak të lejoja zhvillim aktiviteti kriminal. Gabimi im i vetëm është që u shita makinën atyre” deklaroi ai.

Tahiri akuzoi prokurorinë se po kërkon arrestimin pa prova.  “Prokuroria nuk po kërkon as të më hetojë, por të më arrestojë. Sot nuk flas, por do të vijë një ditë që do të flas. Pas mbledhjes së komisionit i bie që të arrestohem.

 Nëse prokuroria ka kërkuar pse dy barbonë që flasin me njëri tjetrin më përmendin mua dhe do të më arrestojë. Prokuroria nuk ka çuar asnjë provë në Kuvend. Unë i bie të arrestohem pse dy kriminelë flasin me njëri tjetrin dhe më përmendin mua. Në dijeni time italianët nuk kanë ngritur ndonjë akuzë” deklaroi ai.

Ish-ministri Tahiri deklaron se është gati që të shkojë në qeli deri sa të zbardhet e vërteta. “Nuk e prisja në këtë mënyrë, që një ditë të mblidheshin të gjithë bashkë dhe të bënin këtë.

Sot është dita ti shkoj deri në fund kësaj historie dhe të shkoj në qelinë më të largët të burgut deri sa të zbardhet e vërteta” deklaroi ai. Tahiri paralajmëron se “Do të vijë dita ime që të merrem me të gjithë”.

Ish-ministri konfirmoi se nesër do të jetë në komisionin për Imunitetet kur të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë. “Po nesër do të jem në komision” tha ai.  Nesër në orën 11:00 do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Këshillit të Imuniteteve për të vendosur nëse do i heqë imunitetin ish-ministrit, të cilin prokuroria ka kërkuar ta arrestojë. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)