Tahiri: Pa diskutim! Zgjedhje në
 PS, rinovohet mandati i Ramës

Tahiri: Pa diskutim! Zgjedhje në<br /> PS, rinovohet mandati i Ramës
TIRANE - Kongresi i 19 marsit i  Partisë Socialiste do të votojë përmes delegatëve për  zgjedhjen e kryetarit të  forcës më të madhe politike në vend, ndërsa PS është në proces të zgjedhjes në të gjitha forumet e saj.  Ky fakt u pohua gjatë një prononcimi për mediat, nga kryetari i PS për Tiranën Saimir Tahiri. 

....
Ministri i Punëve të Brendshme ka shuar zërat se në Partinë Socialiste ka debat sa i përket mandatit të kryetarit Edi Rama, ku për shkak të mungesës së zgjedhjeve brenda partisë, mandati i tij ka tejkaluar me 3 vjet.
 
Në një prononcim për gazetarët para nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje, ministri Saimir Tahiri, njëherësh kryetar i PS-së për Tiranën, tha se këtë vit do të ketë zgjedhje në PS, jo vetëm për forumet, por edhe për mandatin e kryetarit Rama, njëherësh kryeministër i Shqipërisë.
 
"Unë nuk e di që ka një debat. Më tepër më vazhdim i një historie të pakuptimtë. Ne jemi në një proces reformimi në PS, kjo ka të bëjë në një zgjerim të partisë për komunikimin me publikun. Sigurisht që do të ketë zgjedhje në të gjitha strukturat, edhe të forumeve edhe të mandatit të kryetarit. Nuk e ka vënë në diskutim njeri që të gjitha forumet do të rinovojnë mandatet e tyre. Debati për mënyrën e votimit më duhet i tejkaluar", tha Tahiri.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së ditën e hënë, deputeti socialist Ben Blushi shprehu kritika të ashpra ndaj faktit që Rama vijon të drejtojë partinë me një mandat 7-vjeçar. Ai la të hapur mundësinë për kandidimin e tij në krye të PS-së nëse do të ketë zgjedhje.
 
I pyetur nëse do të mbështesë kandidaturën e Ben Blushit për kryetar të PS-së, Tahiri u shpreh: "Kjo nuk ka lidhje, e rëndësishme është se PS ka hyrë në një proces që është shumë politik, dhe ka të bëjë me qeverisjen dhe qytetarët, dhe çdo debat duhet të përfshijë komunikimin me anëtarësinë e PS. Dhe ka shumë anëtarësime të reja. Jemi në mes të një procesi zgjedhor për të gjitha forumet".

Lidhur me ngritjen e Byrosë së Hetimit, për të cilin së fundi shprehu dakordësinë edhe lideri i opozitës Lulzim Basha që të ngrihet sipas modelit amerikan, Tahiri tha se ka vonesë në këtë proces, por se kjo nuk do të ndikojë në luftën ndaj korrupsionit edhe në radhët e zyrtarëve të lartë. Ai shtoi se janë në konsultim të vazhdueshëm edhe me partnerët ndërkombëtarë.
 
Prononcimi i ministrit Tahiri
Gazetari: Zoti Tahiri ka patur një protestë në Partinë Socialiste ku kërkoheshin zgjedhje dhe në mbledhjen e Grupit Socialist në dalje, deputeti Ben Blushi tha se nuk mund të shkelet me të dyja këmbët statuti duke mos  u bërë zgjedhjet për kryetar?
Ministri Tahiri: Nuk më duket që ka një debat dhe më tepër më duket vazhdimi i një historie të pakuptimtë. Ne jemi në një proces reformimi në Partinë Socialiste dhe kjo ka të bëjë më shumë me zgjerimin e kapacitetit politik të partisë për komunikimin me publikun. Nuk është çështje nëse do të ketë apo jo zgjedhje. Sigurisht që do të ketë zgjedhje. Do të ketë të të gjitha forumeve, do ketë zgjedhje sigurisht edhe të mandatit të kryetarit. Debati pastaj se do të bëhet një anëtar një votë më duket tepër i tejkaluar. Njeri se ka vënë në diskutim që të gjitha forumet do të rinovojnë mandatet e tyre. Pyetje

Gazetari: Nëse kandidon Zoti Blushi do ta mbështesni duke qenë se keni dhe miqësi personale.
Ministri Tahiri: Kjo nuk ka lidhje fare. E rëndësishme është që ju të kuptoni që Partia Socialiste ka hyrë në një proces që është shumë politik dhe që ka të bëjë drejtpërdrejt me qeverisjen dhe drejtpërdrejt me qytetarët. Çdo debat i shëndoshë duhet të përfshijë siç ne po bëjmë komunikimin me anëtarësinë e Partisë Socialiste. Ka shumë anëtarësime të reja të cilat i përgjigjen mundësisë sonë të zgjeruar për të komunikuar sa më shumë me qytetarët dhe detyra e çdo anëtari të partisë është kjo. Është kjo arsyeja që jemi në mes të një procesi zgjedhor  në organizata, është kjo arsyeja që jemi në mes të një procesi zgjedhor për të gjitha forumet e partisë dhe ky është një proces që nuk përjashton askënd dhe unë nuk shoh debat.

Pyetje gazetari: Zoti Tahiri kjo do të thotë që është rishikuar statuti i Partisë Socialiste dhe është shikuar edhe qëndrimi i Kryeministrit Edi Rama i cili vetë në një intervistë kishte thënë se në kushtet kur kryetari i partisë fiton zgjedhjet nuk ka pse të ketë votim për postin e tij. Pra ka patur një rishikim edhe të statutit dhe qëndrimit të Kryeministrit njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste? Kjo është hera e parë që flitet për zgjedhje?
Ministri Tahiri: Mandati i çdo forumi i Partisë Socialiste përfshirë edhe mandatin e kryetarit të partisë ka rinovim. Nuk mund të jetë ndryshe( ndërhyn gazetari: Rinovim përmes një procesi zgjedhje apo jo) Që bëhet në Kongres në këtë rast sipas propozimit të grupit që po merret me ndryshimet në statut, Kështu që unë nuk shoh debat që do zgjidhet apo nuk do zgjidhet. E parashikon vet mënyra sesi një parti sillet në opozitë dhe në parti sillet në qeverisje. Kjo është ideja. Pyetje gazetari: Në statutet përcaktohet që zgjedhja bëhet në bazë të parimit një anëtar, një votë, ndërkohë që ndryshimet nuk janë miratuar?
Ministri Tahiri: E arsyeshme është siç bëjnë të gjitha partitë moderne, që në opozitë të përfshihet anëtarësia në instrumente të tillë demokratik siç është zgjedhja sipas parimit një anëtar një votë. Ndërsa në qeverisje kur marrëdhënia e partisë, qeverisja, anëtarësia, qytetarët është shumë më e ngushtë dhe intensive, rinovimi i forumeve të zgjedhura bëhet nëpërmjet kongresit, kjo nuk heq elementin demokratik përkundrazi forcon delegimin në parti.

Pyetje gazetari: Përsa i përket ligjit për Byronë Kombëtare të hetimit kur do të kalojë në qeveri?
Ministri Tahiri: Është një proces konsultimi i vazhdueshëm edhe më partnerët. E sigurt është që në kuadër të rilindjes së Policisë së Shtetit, forcimit të kapaciteteve për të luftuar krimin e organizuar dhe mbi të gjitha korrupsionin, në kuadër dhe të rezultateve mjaft inkurajuese të vitit të kaluar, edhe Byroja Kombëtare e Hetimit që është një propozim i Kryeministrit dhe i qeverisë do të shtojë mundësinë tonë për të luftuar korrupsionin veçanërisht në nivele të larta. Kjo është ende në kolaudimet finale dhe ndjek një proces të tërë nuk ka asnjë arsye për të besuar që zgjatja e kohës që është mëse e arsyeshme për shkak të procesit do të dëmtojë procesin. 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur