TIRANE- Gjatë analizës, Tahiri tha se “Nuk mendoj që ju prisni që në 4 muaj policia e shtetit të zhbëjë potencialin kriminal që është krijuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe policia e shtetit të bëjë gjithçka e të rimarrë veten pas degratimit në 23 vjet dhe sidomos në këto 8 vitet e fundit.”. Ndërkaq, akuzave të PD-së dhe shoqatës së policëve të liruar gjatë 2013-ës se Policia e Shtetit fsheh të dhënat i’u janë përgjigjur 2 krerë të lartë të Ministrisë së Brendshme.
Fillimisht, nëpërmjet një deklarate për mediat, Elona Gjebrea, zv/Ministrja e Punëve të Brendshme bëri të ditur se Policia e Shtetit po bën atë që nuk ka bërë në 23-vjet, po i kthehet detyrës në transparencë të plotë dhe përgjegjësi maksimale. Ndërkaq, në reagimin e tij në facebook, Tahiri tha se “Po per kete do kerkojne falje publikisht?
1. PD pretendon se kemi fshehur plagosjen ndaj shtetasit I.K. Gënjeshtër. Policia e Shtetit ka shpërndarë komunikatë në media ku njoftohet se në datë 16 janar shtetasi I.K. 19 vjeç është plagosur me një mjet prerës në qendër të Kamzës dhe është dërguar në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore, në rrezik për jetën.
2. PD pretendon se kemi fshehu vjedhjen e shtetasit A.Q. Gënjeshtër. Policia e Shtetit ka shpërndarë komunikatë në media ku njoftohet se në datë 16 janar në fshatin Torrovicë shtetasi A.Q., ka denoncuar se dy persona të paidentifikuar që lëviznin me një automjet ngjyrë blu i kanë kërkuar ti ndihmonte për t’i rimorkuar me makinë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 900 mijë lekësh.
3. PD pretendon se kemi fshehur atentatin ndaj shtetasit A.S. Gënjeshtër. Policia e Shtetit ka shpërndarë komunikatë në media ku njoftohet se dje rreth orës 21:30, në Fushë - Mëzez, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësit të policisë A.S. me detyrë agjent i policisë gjyqësore, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.
Shkrimi u publikua sot (19.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com