Tahiri: Policia ka kërkuar arrestimin
e Balilit, Prokuroria s'e ka firmosu

Tahiri: Policia ka kërkuar arrestimin<br />e Balilit, Prokuroria s'e ka firmosu
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpreh sot se Policia e Shtetit ka kërkuar përditë arrestimin e Klemend Balilit, por është Prokuroria ajo që s'e ka firmosur urdhër-arrestin. I ftuar në emisionin "Top Story", Tahiri theksoi se organi i akuzës u paralajmërua nga Policia se Balili mund të largohej në çdo moment.

"Policia i ka bërë kërkesa të përditshme Prokurorisë dhe intensive për ta arrestuar atë njeri. Megjithatë një njeri nuk mund të arrestohet vetëm pse flet media. Përgjigjen për këtë mund ta japë ai institucion, por Policia i ka kërkuar gjithnjë arrestimin e tij, sepse potenciali për largim ishte i madh. Nëse më pyesni mua tani, u bënë 10 ditë që kur dolën lajmet e para, ndaj dhe është shumë e vështirë që policia t’i qëndrojë nën vëzhgim atij. Policia po bën detyrën e vet dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet. Është një prej punëve më të gjera që kemi bërë në të gjithë historikun e luftës sonë antitrafikantë. Jemi tërësisht të angazhuar për ta çuar përpara këtë punë me partnerët dhe i kemi ftuar vetë, përfshi DEA-n", u shpreh Tahiri.
 
Ai deklaroi gjithashtu se për Kelmend Balilin nuk ka mandat arresti. Sipas tij, lëshimin e urdhër-arrestit duhet ta bëjë Prokuroria. Nga ana tjetër ai tha se Policia është në kërkim të tij për ta marrë në pyetje për akuzat e autoriteteve greke. 
 
"Deri më tani, sa di unë jo. Nuk mund të arrestohet dikush nëse nuk e thotë Prokurori. Pra nuk ka pasur një dështim të policisë për ta arrestuar. Pasi doli në lajme se ai nuk shkonte më në punë, policia bëri verifikimet paraprake për ta mbajtur nën mbikëqyrje. Për detajet duhet të pyesni Prokurorinë, sepse e udhëheqin ata hetimin. Masat e policisë vazhdojnë për arrestimin e tij. Hetimet për këtë çështje janë për t’u pasur zili, që qeveria e kaluar nuk do ta kishte bërë kurrë. Këta duan të sulmojnë çdo sukses që arrin policia, i është bërë traditë", theksoi ai.
 
Tahiri i quajti banalitete pretendimet e Partisë Demokratike se Balili u arratis me ndihmën e Policisë. "Ndihma jonë ndaj tij për t’u arratisur është aq banale, sa është e pabesueshme. Ky është rasti i radhës ku abuzimi është aq i madh sa të dallosh të vërtetën nga ato që trillojnë nga SHQUP-i. Sipas tyre, unë jam kryekrimineli dhe të gjithë ata që arrestohen kanë njohje me mua. Nuk e thonë kurrë që Policia e Shtetit i ka arrestuar", tha ai.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar