TIRANE - Ministri Sajmir Tahiri dhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, zhvilluan një takim në mesditë në zyrën e ministrit të Brendshëm. Ende nuk dihet shkaku apo tema e diskutimit të takimit, ndërsa mësohet se ambasadori Lu dhe ministri Tahiri kanë qëndruar për rreth 45 minuta së bashku në Ministrinë e Brendshme. 

Takimi i tyre u konfirmua për A1 Report nga burime afër ministrit, të cilët thanë se ambasadori Lu mbërriti në zyrën e ministrit rreth orës 13:30. 

Takimi mes tyre vjen vetëm pak kohë pas konfirmimit të kryeministrit mbi nisjen e procesit të dekriminalizimit të politikës në vend. Kjo besohet se mund të ketë qenë një nga temat e takimit, por nuk përjashtohet që gjatë takimit të jenë diskutuar edhe çështje të karakterit teknik që lidhen me rendin, sigurinë dhe luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.
 
Redaksia online
(o.b/ Shqiptarja.com)