Tahiri: Pushtetarët të japin llogari
për çfarë bëjnë dhe jo çfarë flasin!

Tahiri: Pushtetarët të japin llogari<br />për çfarë bëjnë dhe jo çfarë flasin!
Ministri i Brendshëm, Ministri Tahiri në një takim me pushtetin vendor në Durrës tek Universiteti 'Aleksandër Moisiu' shpjegoi procesin e regjistrimit të popullsisë, por nuk la pas as akuzat politike.
 
Nisur nga deklarata dhe akuzat e fundit nga PD dhe LSI në drejtim të policisë së shtetit, Tahiri u shpreh se duam një Shqipëri ku pushtetarët të japin llogari për cfarë bëjnë jo cfarë flasin dhe se nuk do pranojmë asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet.
 
"Shqipëria e llafeve ka nevojë për injorancë dhe errësirë që të mbijetojë, por ne nuk pajtohemi me këtë. Duam një Shqipëri ku pushtetarët të japin llogari për cfarë bëjnë jo cfarë flasin.

Të vendosur për ta nxjerre pjesën e Shqipërisë që është në errësirë, në dritë. Nuk do pranojmë asnjë pengesë për të bërë Shqipërinë që duhet
" deklaroi ai.
 
Ministri Tahiri e vuri theksin tek rëndësia që ka për shtetin dhe qytetarët regjistrimi i adresave, i cili, sipas tij, do t'i ndihmojë qytetarët për të siguruar shërbimet që i takojnë nëpërmjet adresës dhe duke i dhënë fund gjetjes së banesave me të pyetur.
 
"Procesi i popullimit është i domosdoshëm për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës tjetër. Lutje për gjithë qytetarët, të deklarojnë adresën permanente. Nëse nuk e deklarojnë adresën do ta bëjë shteti me penalitet.
 
Të mos ketë me qytetarë që nuk votojne se nuk kanë emrin në listen e votimit. Kemi nisur një detyrë nga fillimi, e para për të përcaktuar një model unik adrese, të bashkërenduar, të konsultuar për më shumë se një vit me mbi 20 institucione, me shoqërinë civile, me  ekspertët më të mirë të zhvillimeve demografike në vend, me ekspertët më të mirë të urbanistikës në vend, dhe pa asnjë diskutim me partnerët ndërkombëtarë.
 
Ky model adrese do i bëhet me dije çdo qytetari, çdo njësie që jep shërbim në vend. Sepse kjo duhet të jetë e vetmja referencë, shtetërore po e po, por edhe e shoqërisë.
 
Do të penalizojmë të gjithë ata që neglizhojnë ende dhe nuk krijojnë këtë raport të detyrueshëm me shtetin
" tha Tahiri.
 
Tahiri theksoi gjithashtu se mospasja e një adrese të saktë të qytetarëve shqiptarë po përdoret nga gjykatat për vjedhjen e pronës së tyre, duke ia deleguar kriminelëve dhe bandave kriminale, pasi gjykata justifikohet me faktin se qytetarin nuk kanë arritur ta njoftojnë për seancat gjyqësore, pasi ata nul kanë një adresë të saktë.

Fjala e plotë e ministrit Saimir Tahiri

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk

SHBA: Rusia ka tërhequr disa njësi këmbësorie nga Ukraina lindore pas inkursionit ukrainas në Kursk