TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të raportojë nesër në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, për vrasjet e vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollkaku, nëntorin e kaluar në kufi me shtetin grek. Ndërkohë sot ky komision
miratoi me votat e maxhorancës dhe të opozitës pr/ligji për ratifikimin e traktatit për tregtinë e armëve.
NESER SEANCA DEGJIMORE PER TAHIRIN
Gazetarja jonë Joniada Koçi informon se ministri Tahiri pritet të raportojë edhe në lidhje me situatën e rendit dhe të sigurisë në vend. Prej ditësh PD përmes deklaratave për shtyp nënvizon se kriminaliteti është rritur dhe pasiguria e qytetarëve është shtuar sepse policinë e shtetit e drejtojnë numëruesit dhe donatorët socialistë.
Në mbledhjen e kaluar të këtij komisioni nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i PD-së Flamur Noka i paraqiti kreut të këtij komisioni, Spartak Braho, kërkesën për seancë dëgjimore të ministrit Saimir Tahiri.
MIRATOHET PR/LIGI PER TREGTINE E ARMEVE
Ndërkohë sot Komisioni i Sigurisë miratoi me votat e maxhorancës dhe të opozitës pr/ligji për ratifikimin e traktatit për tregtinë e armëve.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të cilët shpjeguan përmbajtjen e këtij projektligji thanë se do të shërbejë “për të kontrolluar tregtinë e paligjshme të armëve”.
Ky traktat është shumëpalësh dhe ka për qëllim të rregullojë tregtinë ndërkombëtare të armëve konvencionale, siguron vlerësimin e transferimit të armëve dhe masat për të parandaluar devijimin e armëve konvencionale nga shtetet importuese dhe eksportuese, rrit transparencën në tregtinë e armëve duke inkurajuar mbajtjen e të dhënave dhe raportimin te Sekretariati dhe te palët e tjera shtetërore.
TTA-ja krijon standarde për transfertat e armëve konvencionale dhe kërkon që shtetet palë të kontrollojnë të gjitha eksportet e armëve për të siguruar që armët konvencionale dhe municionet nuk do të përdoren, midis të tjerash, në kundërshtim me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar, si dhe në respektim të të drejtave të njeriut.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare e miratoi nen për nen dhe në tërësi këtë projektligj dhe u shprehën dakord për kalimin e tij për miratim në seancë plenare.
Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

për vrasjen në kufi dhe rendin">