Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ftuar në Top Story deklaron se pret me qetësi hetimet, ndërsa nuk do të ndalet derisa të dalë e vërteta. Ai u shpreh se përjashtimin nga forumet e PS nuk e ka parë si gjyq politik dhe se një gjë të tillë nuk do ta pranonte.

Gjatë kontrollit kuptova ata që janë ndjerë të dhunuar nga policia, u kam dhënë më shumë të drejtë. Familja e ka përjetuar me stres, po mundohem t’i jap forcë. Të bësh politikë në Shqipëri ka kosto. Por politika nuk më është neveritur akoma, por nuk është familja ime e para, do i shkoj deri në fund të vërtetës.

Mirëpres cdo lloj hetimi nga prokuroria. Përjashtimi nga forumet e PS? Unë e kam parë si gjyq politik dhe nuk do ta pranojë. Qoftë edhe një i vetëm në grupin e PS që çon mend që mund të bëjë gjyqin politik, se pranoj.

Nuk jam përjashtuar nga PS, qëndrimi nga grupi ishte i detyrueshëm. Kam kërkuar që të mos kem asnjë lloj mbrojtje. Po hetohem edhe pse jam deputet, nuk kam imunitet, jam i vetmi deputet që më kanë hyrë në shtëpi prokurorët” tha ai.

I pyetur për veprimet e prokurorisë dhe hetimet ai theksoi se “Mund të më përgjojnë dhe monitorojnë sa të duan, nuk kam stres, nuk e vras mendjen. Nuk shqetësohem. Ka që kanë dalë me zë e figurë duke vjedhur dhe i kanë shpëtuar drejtësisë” tha ai. 

dy.b/shqiptarja.com