Tahiri: Shoferi i Berishës
aksioner në galeri kromi në Bulqizë

Tahiri: Shoferi i Berishës<br />aksioner në galeri kromi në Bulqizë
Në seancën e djeshme parlamentare ku po diskutoheshin ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit, deputeti socialist Sajmir Tahiri (duke argumentuar se përveç imunitetit në Kushtetutë duheshin bërë ndryshime për t’i siguruar pavarësi sa më të plotë sistemit të drejtësisë) denoncoi rastin e Mehmet Shkrelit i njohur dhe si Met Shkreli,i cili rezulton aksioner në një galeri kromi në Bulqizë. “keni parë kund në botë që një shofer i kryeministrit të jetë dhe pronar galerie kromi?!”- tha Tahiri duke shtuar se ky njeri është i mbrojtur nga imuniteti personal i Berishës dhe jo imuniteti zyrtar.

Ja pjese të shkëputura nga deklarata e djeshme e Tahirit


TAHIRI SQARON: SHOFERI I BERISHES PRONAR GALERIE KROMI NE BULQIZE

Ora 11:58 (seanca e 6 gushtit) Deputeti socialist në fund të fjalës së tij sqaroi se Met Shkreli, shofer i kryeministrit Berisha është pronar i një galerie kromi në Bulqizë. “Met Shkreli, oficer në Gardë prej më shumë se 10 vitesh, është shofer i Sali Berishës. Sipas një kontrate (ai e tregon) Mehmet Shkreli blen nga Dhurata C. 49 % të aksioneve të “Miti 3”. Kjo shoqëri u krijua më 22 janar 2010. I blen një muaj më pas këto aksione, dhe 5 muaj më pas kjo kompani fiton licensë galerie për shfrytëzim minerali i Bulqizës. Edhe shoferi i Berishës ka galeri për shfrytëzim kromi në Bulqizë, cfarë lloj imuniteti ka shoferi yt, përvec tëndin. Nuk di që ndonjë shofer i ndonjë kryeministri në botë të jetë dhe biznesmen dhe të jetë pronar i një galerie krome. Një pyetje kam: Ai i jep dhe rrogë përveç tenderave? Ky është imuniteti personal që garanton Berisha ” - mbylli fjalen e tij Sajmir Tahiri. Ja Faksimilet

TAHIRI: KUSH ESHTE MEHMET SHKRELI ZOTI KRYEMINISTER
Ora 11:50 (seanca e 6 gushtit) Në cdo paragraf të fjalimit ku argumentonte se përse heqja e imunitetit nuk është e mjaftueshme për luftën e korrupsionit përmendte pyetjen retorike: Zoti kryeministër thuaj shqiptarëve kush është Mehmet Shkreli?

“Thuaj shqiptarëve kush është Mehmet Shkreli ose Met Shkreli. Unë do e them por më mirë thuaje vetë. Jemi dakord por të mendosh se me ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit ke luftuar korrupsionin gënjen veten. ...Ne kemi fajin që nuk dënohet askush për rryfshetet, abuzimet me tenderat.. Cfarë imuniteti kishte IT i kryemninistrisë, po gardistët që vranë 21 janar. .. këta kanë imunitetin personal të Sali Berishës. Jemi për të kufizuar imunitetin por dhe për ti dhënë pavarësinë prokurorisë, gjykatave"- tha Tahiri në seancë parlamentare. Vetë kryeministri nuk ndodhej në Kuvend kur u bë kjo deklaratë. Ai u largua sapo mbajti replikën ndaj deputetit Fatmir Xhafaj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit