Tahiri: Shqipëria po zbrazet nga
njerzillëku, kuvendi është treguesi

Tahiri: Shqipëria po zbrazet nga<br />njerzillëku, kuvendi është treguesi
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri foli me tone kritike mbi situatën në parlament, ku sipas tij gjatë seancës flitet jo për rendin e ditëspor për banditë e kriminelë.

“U fol për shumë gjëra e të mendosh që ka breza jashtë këtij parlamenti që se kanë aspak gabim që ende presin të frymëzohen nga dijetarët dhe mendimtarët e mëdhenj të këtij parlamenti për të zgjidhur hallet e popullit, por kur vjen puna këtu flitet për kopukë, bastandrë e historia pa fund që nuk i bëjnë pikën e nderit kësaj seance,”  ironizoi Tahiri.

Ministri u ndal gjatë fjalës së tij në fenomenin e largimit të shqiptarëve jashtë Shqipërisë, duke iu përgjigjur akuzave të Blushit i cili tha se shqiptarët po largohen për shkak të keqqeverisjes.

Por sipas Tahirit i cili u shpreh se fenomeni i largimit të shqiptarëve i kalon kufijtë e vendit, Shqipëria nuk po zbrazet nga njerëzit, por nga njerëzillëku.

“Blushi tha më parë se ikin ende shqiptarë dhe është e vërtetë. Është fenomen shqiptar, ikin grekë nga vendi i tyre, italianë, maqedonas, kosovarë, serb, shkon përtej kufirit të Shqipërisë sepse në një botë të tillë të kërkosh fatin aty ku e gjen më kollaj është normale. Edhe mua më pëlqen që të pyesim veten pse ikin ?
E para, shifrat që thuhen këtu janë të pavërteta. Ky vend nuk po zbrazet nga njerëzit por nga njerzillëku, qytetaria, nga mirësjellja. Ky parlament, kjo seancë është treguesi se çdo të thotë që parlamentin ta kthesh në një batërdi ku vlerat nuk mungojnë për disa dhe shkelen me këmbë nga disa të tjerë. Është kjo arsyeja që të dëgjoj për banditë, kriminelë, hajdutë e vrasës, sigurisht që ka pak vend për njerëzit e mirë. Po zbrazet nga morali, nga vlerat, nga ndershmëria, nga drejtësia. Nuk i vlen kërkujt këtu të numëroj njerëzit si inventar magazine por të mbrojmë vlerat dhe t’i promovojmë. Nëse këtu ka depuettë të opozitës që zbardhin dhëmbët kur dëgjojnë vlera e ndershmëri, ky është parlamenti,”
tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm i kërkoi opozitës që të votojnë sëbashku projektligjin për Regjistrimin e Emigrantëve. “Votoni këtë projektligj për të drejtat e emigrantëve. Hajde ta bëjmë bashkë këtë punë se ia kemi borxh atyre shqiptarëve,” u shpreh Tahiri.

Fjala e ministrit Saimir Tahiri gjatë shqyrtimit të projektligjit për regjistrimin e emigrantëve

Redakisa Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?