Sipas tij, edhe sikur e gjithë kupola e Rilindjes të arrestohej, sërish nuk do ishte momenti të krahasohej me arrestimin e liderit historik të socialistëve në vitin 1993 me akuzën e korrupsionit nga qeveria dhe drejtësia e kohës.
"Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë! Nano pas burgut nuk bëri asnjë tentativë për të kapur drejtësinë, qoftë dhe për të marrë hak! Rilindja do ta kapë atë para burgut dhe për tu hakmarrë paraprakisht!", shkruan në Facebook, Manjani.
Postimi i plotë i Manjanit:
"Jo Saimiri, por edhe Rama vetë e madje e gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestoheshin, prap nuk kanë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos! Asnjë lidhje!
Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë!
Nano pas burgut nuk bëri asnjë tentativë për të kapur drejtësinë, qoftë dhe për të marrë hak! Rilindja do ta kapë atë para burgut dhe për tu hakmarrë paraprakisht!
Politikisht Nanos Rilindja i vjen anash, me thënë të drejtën! Cilido qoftë çmimi që paguan për ti përdorur emrin, prap Rilindja është vite drite larg Tij...."
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com










