Tahiri sulmon drejtësinë: Lejoi
në Kuvend Bashën dhe Mediun

Tahiri sulmon drejtësinë: Lejoi<br />në Kuvend Bashën dhe Mediun
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri iu rikthye nga foltorja e Kuvendit 21 janarit të 6 viteve më parë. 

Tahiri akuzoi drejtësinë se ka demonizuar politikën, ka liruar vrasës dhe i ka futur në Parlament, ndërsa solli në vëmendje 21 janarin dhe katër viktimat e shkaktuara nga plumbat e Gardës së Republikës. 

Nga foltorja e Kuvendit Tahiri sulmoi direkt kryetarin e PD, Lulzim Basha si përgjegjës të tragjedisë por i pandëshkuar, ndërsa nga radhët e opozitës nuk pati asnjë reagim. 

Tahiri preket për katër viktimat e 21 janarit
Deputeti i PS iu drejtua deputetëve të Kuvendit sesi mundet që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ai i republikanëve, Fatmir Mediu janë sot në Parlament, i pari i akuzuar për 21 janarin dhe i dyti për shpërthimin e Gërdecit në 15 mars të vitit 2008 ku humbën jetën 26 persona. 

Në këtë moment, ish-ministri i Brendshëm ishte dukshëm mjaft i prekur kur përmendi emrat e katër viktimave të 21 janarit 2011, protestues të opozitës.

“Me duart tona kemi bërë një gabim saqë njerëzit politikën e shohim me përçmim. Në çdo seancë hedhim baltë ndaj njërit-tjetrin. Kemi pasur edhe aleatë. Drejtësia ka qenë aleati jonë më i madh për neverinë që shqiptarët kanë për politikë.

Drejtësia i ka falur ca vrasës, ca të tjerë nuk i ka gjykuar, ca të tjerë i ka amnistuar. Të gjithë bashkë sot këta fshihen në Parlament apo në ndonjë godinë tjetër shtetërore, duke mos na kursyer as ne as shqiptarëve dënglat moralin.

Politika e ka aftësinë neveritëse. Kush ka mbyllur gojën nga ne. Sot prapë këtu jemi.


Edhe ne e kemi ulur kokën, nuk e kemi ngritur aq sa duhet përballë drejtësisë së atyre që ka sjellë në këtë parlament për t'u fshehur pas të vërtetave dhe sot janë këtu. 

Më falni që po bëj emra, nuk arrij ta kuptoj dot sesi Lulzim Basha, Fatmir Mediu janë ende në Parlament e nuk është gjykuar për Rrugën e Kombit, për Ziverin, Faikun, Aleksin, Hekuranin e shumë të tjerë. Ky është turp për drejtësinë, është turp për parlamentin. Është neveri për ata që presin jashtë kësaj salle.

Është vështirë sot të hapësh një faqe të re në këtë histori që të paktën mund t’ja kursejmë njëri-tjetrit, këtej e tutje llumin e madh të baltës që fusim këtu për të përmbytur shtëpitë e njerëzve.

Në fund të ditës këta lloj shqiptarësh mund të jenë të lumtur me tifozllikun e tyre për neve, por në fund të ditës do jenë prap vetëm, vetëm dhe me hallet e tyre”
, tha Tahiri. 

Tahiri: Fituam ndaj Koços dhe kanabisit
Sa i takon luftës anti-kanabis, Tahiri tha se kultivuesit u shtynë nga kushtet e vështira ekonomike dhe varfëria.
 
Megjithatë, ish-ministri i Brendshëm theksoi se qeveria ia doli të fitojë betejën kundër narkotikës, pavarësisht insistimit të një pjese për ta legalizuar atë, siç përmendi Tahiri ish-deputetin e PS, Koço Kokëdhima.
 
“Janë më të ndershëm në paligjshmërinë e tyre duke mbjellë kanabis sesa ca hajdutë edhe këtu me kollare, me jaka të bardha që kanë vjedhur dhe vjedhin dhe kurrë nuk kanë dhënë llogari para ligjit. Kështu që, kur të kërkoni llogari, kuptojeni mirë se më shumë se rrënjët e paligjshme të kanabisit që kanë mbjellë fshatarët e varfër, arsyen kërkojeni te varfëria, te skamja, papunësia por dhe te modeli i pasurimit të shpejtë me drejtorë, deputetë e lloj-lloj njerëzit që nga sot e nesër i sheh të pasurohen në mënyrë të paimagjinueshme.
 
Por qeveria e kaluar e krijoi një standard për kanabisin. Ajo betejë u fitua në ditën kur u fitua beteja ndaj Koços dhe ndaj çdo sivëllau të tij që nga salla e parlamentit në qelinë e burgut shkonte dhe trumbetonte mbjelljen e kanabisit se medemek do të liberalizohej”.


  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri