Tahiri: Telefonatat me Ramën
gjatë protestës,jo ndjekje penale

Tahiri: Telefonatat me Ramën<br />gjatë protestës,jo ndjekje penale
TIRANË - Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka bere te ditur se "gjate protestave nuk ka asnje te proceduar penalisht, por thjesht përpilimi i një procedure rutinë". Ky prononcim vjen përkundrejt informacioneve të përhapura për këtë gjë në media. Tahiri ka treguar edhe mbi komunikimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama gjatë ditëve të protestave "mbi sjelljen që duhet të kishte policia ndaj qytetarëve" etj. "Kam dëshirë të ndaj, ndër shumë të tjera, edhe një ndër shqetësimet e mëdha tona gjatë këtyre ditëve, por shqetësim i posaçëm i Kryeministrit, gjithashtu", ka shkruar fillimisht Tahiri, duke rrëfyer si më poshtë:

NUK KA PROCEDIM PENAL PËR PROTESTUESIT
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka sqaruar njoftimin ne disa media se "ka pasur procedim penal per protestuesit", duke pohuar të kundërtën, se nuk ka të tilla, por vetëm nje procedure rutine e policisë. "Ndiej te sqaroj keqkuptimin; nuk ka procedim penal per protestuesit. Diten e pare te protestes dhe devijimit te saj prane godines se nje prej ambasadave, policia ka ndjekur perpilimin e nje procedure rutine lidhur me daljen nga plani i shpallur i protestes', ka nisur shpjegimin Tahiri. Sipas tij, ne ditet ne vijim, kjo procedure u nderpre me urdher te Kryeministrit, per sa kohe daljet nga plani i protestes nuk perbenin rrezik per objektet e rendesise se vecante.

RAMA MË TELEFONONTE VAZHDIMISHT QË POLICIA TË ISHTE SA MË PAK E PRANISHME DHE QYTETARE
Ministri Tahiri ka treguar mbi komunikimin që ai ka pasur me kryeministrin Rama gjatë ditëve të trazuara të protestave, duke dëshmuar mbi telefonatat e ndërsjellta dhe shqetësimin e Ramës për të pasur një polici sa më qytetare me qytetarët. "Gjithë këto ditë, kryeministri Rama më ka telefonuar vazhdimisht për t'u siguruar që policia të ishte sa më pak e pranishme dhe sa më shumë qytetare në sjelljen e saj me protestuesit. Besoj ia arritëm të tregojmë fytyrën e qytetëruar të Policisë së Shtetit, si partner i denjë i qytetarëve. Fituam siguri nëpërmjet paqes, jo nëpërmjet dhunës ndaj protestuesve", shkruan Tahiri.

RAMA NUK DO MERRTE KURRË NJË ANGAZHIM PA IU DREJTUAR PARLAMENTIT
Ashtu sikunder dua te perfitoj nga rasti per t'ju thene se shqetesimi i vetem qe Kryeministri ka ndare me mua ne bisedat per ceshtjen e armeve kimike qe kur me informoi per kontaktin me miqte amerikane, ishte qellimi per te perputhur teresisht objektivin madhor te operacionit me interesat strategjike e politike te Shqiperise, por ne rradhe te pare me sigurine e jetes dhe permiresimin e kushteve mjedisore ne vend. Nuk kam dyshuar asnje cast te vetem qe ne fillim te kesaj historie, se Edi Rama nuk do merrte kurre nje angazhim per t'iu drejtuar parlamentit pa u realizuar nje perputhje e tille, ne menyren me te plote.

RAMA MË THA: SHYQYR QË NXËNËSIT DOLËN VETË NË MITING DHE NUK I NXORËN ME ZOR
Besoj gjithashtu se protesta forcoi dita dites, tek ne por mbi te gjitha te Edi Rama vete, nje medyshje te fillimit se pa perfshirjen e nje a dy vendeve te tjera, Shqiperia mund te rezultonte te kishte te pamundur te thoshte "PO", kjo edhe per shkak te perceptimit te vjeter negativ te saj si "vendi i plehrave" ne Evrope. Nuk di shume detaje per dinamiken e diskutimeve me partneret, por nje detaj kam deshire ta ndaj me ju. Ate mengjes, kur e njoftova se shume nxenes po linin shkollat per te dale ne proteste, me tha "shyqyr qe s'i nxjerr me shteti ne miting me zor per te brohoritur, por dalin vete pa frike per te protestuar per dicka kaq te madhe"…Kam bindje qe dolem te gjithe me te forte nga gjithe kjo histori...

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit